Categories Lajme

Daçiç shkakton “skandal diplomatik”, sulmon verbalisht Komisionerin Evropian – ai heq mikrofonin dhe largohet nga takimi

Gjatë një takimi të Komisionerit Evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Oliver Varhelyi, me kryeministren serbe Ana Brnabiç dhe ministrat e saj, ka ndodhur një “skandal diplomatik”.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, gjatë takimit ministri i Jashtëm Ivica Daçiç, ka sulmuar verbalisht mysafirin, i cili më pas u largua nga takimi.

Në një moment Daçiç ka marrë fjalën dhe i është drejtuar në mënyrë të ashpër Varhelyit.

“Ai ishte shumë i pasjellshëm. Ai i tha atij se nuk e dinte se ku kishte ardhur dhe se po heshtë ndërsa dikush rrëmben manastiret serbe në Mal të Zi dhe heshtë për taksën e vendosur nga Prishtina për mallrat nga Serbia”, ka thënë një burim i “Blic.rs” i cili mori pjesë në takim.

Kryeministrja, si dhe ministrja e BE-së, Jadranka Joksimovic dhe ministri i Brendshëm, Nebojsha Stefanoviç ishin të habitur, pas së cilës Varhelyi ndezi mikrofonin dhe iu drejtua ministrit të Jashtëm serb, ka rrëfyer më tej burimi në fjalë.

“Unë jam i vetmi komisioner evropian që reagova ndaj taksës, e dënova atë që po ndodh në Mal të Zi, Serbia është vendi i parë që erdha pas prezantimit të metodologjisë së re dhe më në fund, erdha këtu për t’ju ndihmuar”, citohet të kenë qenë fjalët e Varheliy.

Pas kësaj, ka treguar burimi i mediumit serb, ai fiku mikrofonin, iu afrua Ana Brnabiç, shtrëngoi duart me të dhe doli nga takimi, përcjell Telegrafi.

Dhe lidhur me këtë incident, mediumi serb ka kontaktuar protagonistin kryesor.

“Unë sulmova BE-në për mos respektim të Marrëveshjes së Brukselit, për futjen e Kosovës në Kapitullin 35, kështu që tani gjithçka varet nga ata dhe për heshtjen për ngjarjet në Mal të Zi”, ka thënë Daçiç.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME