Vitin e kaluar në Bashkimin Europian u shitën më shumë se 290 000 makina elektrike, dyfishi i shitjeve në 2018, treguan të dhënat e industrisë.
“Shitjet u rritën nga viti në vit me 93,8%, në 290 923 njësi”, njoftoi Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA). Tregjet më të mëdha ishin Holanda, me 67 695 makina të shitura dhe Gjermania me 63 491. ACEA raportoi gjithashtu një rritje me gati 50% të shitjeve të makinave hibride.Atsh
