Categories Lajme

Dafina Zeqiri bën diferencën me stilin e saj unik

Dafina Zeqiri është një ndër të paktat këngëtare që ka patur një ndikim të jashtëzakonshëm në skenën muzikore shqiptare. E cilësuar si diva e muzikës shqiptare, Dafina Zeqiri bën diferencën në çdo dalje publike. Sigurisht, projektet e kësaj vere ishin jashtëzakonisht të suksesshme, por përtej kësaj vëmendjen e ka marrë padyshim unikaliteti i saj.

Pak javë më parë, Dafina surprizoi me pamjen e re, teksa ndau disa foto në rrjete sociale nga seti i ri fotografik.  Diva shfaqej me një make up krejt ndryshe, ku në vend të theksimit të vetullave, ajo vendosi t’i “zhdukë” ato, duke sjellë kështu një trend të ri në modë. Më pas ishte projekti “Million $”, që e risolli këngëtaren në një mënyrë më të veçantë se kurrë.

Dafina shfaqej në klip e veshur me konstum tradicionale nusërie, ndërthurur me modernen teksa kërcente nën ritmet e këngës Million $. Gjithashtu, autorja e hitit “Aman” ra në sy dhe për një veshje rrjetë me shkëlqim, teksa qëndronte pranë lavatriçeve që “prodhonin” para. Së fundmi, Dafina ka publikuar një pjesë nga xhirimet e projektit të fundit që mban titullin “Zili Zili”, ku si çdo herë tjetër është shfaqur mjaft ekstravagante. Look-u që ka zgjedhur Dafina i ka surprizuar jo pak ndjekësit pasi veçantia e radhës është modeli i flokëve me të cilën ka vendosur të prezantohet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME