Categories Sport

Daja: Në pjesën e parë s’po kuptonim gjë, te goli duhet të bënim faull

Gjashtë javë kishte Partizani që nuk pësonte gol, por boshnjaku Dilaver ndëshkoi “Demat” në minutën e 86-të dhe i dhuroi fitoren Vllaznisë kryesuese. Ilir Daja foli pas humbjes në Shkodër për Supersport, duke theksuar se çfarë nuk funksionoi sot në “Loro Boriçi”.

Kishim një pjesë të parë që nuk e bëmë të mirë, nuk po kuptonim dot manovrën e kundërshtarit dhe si duhet të mbroheshim. Në pjesën e dytë e balancuam lojën, por morëm gol në momentin që po tentonim të godisnim Vllazninë. Tre lojtarët tanë nuk reaguan mirë ndaj lojtarit të Vllaznisë.

Kur humbin humbim të gjithë bashkë, unë marr përgjegjësitë e mia. Duhet ta analizojmë me qetësi këtë ndeshje. Filozofia jonë është që të marrim pjesë të gjithë në të dy fazat, kemi probleme vetëm me mënyrën sesi e kërkojmë ndërtimin e aksioneve sulmuese.

Duke veçuar Bardhin, pasi ka qenë me 2-3 seanca të diferencuara për shkak të një kontraktimi, si Asani dhe Melo nuk kanë gjendje maksimale por jo për faj të tyre. Ka ndikuar mungesave e ndeshjeve dhe e ritmit në stërvitje mes dy ndeshjeve, kjo është shkaku pse po vijnë me vonesë në formën e tyre.

Nuk ka shenja vetëkënaqësie, problemi është që në pjesën e parë u dominuam totalisht. Në pjesën e dytë reaguam, loja u zhvillua në mesin e fushës, nuk e kishte Vllaznia në kontroll. Skema e tyre na solli pak probleme, pasi Lucas duhet të merrej me krahët e kundërshtarit, jo me qendërmbrojtësit e tyre.

Kjo bëri që në pjesën e parë të vendosej gabim Mala dhe ata na dilnin superiorë në mesin e fushës, thembrën e Akilit. Goli? Kundërsulmi nisi nga goditjet standarde, ishte një lojtar i Vllaznisë kundër tre lojtarëve tanë. Ky ishte gabimi, lojtarët tanë mund të kryenin një faull taktik“, përfundon Daja. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME