Categories Lajme

Dalin detaje të reja nga pla gosja që ‘ngritën’ në peshë Elbasanin

Tre persona janë plagosur me armë zjarri pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në një lokal pranë Pallatit të Sportit. Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes.

Tre personat e plagosur me armë zjarri janë Fezi Ago, Astrit Cërriku dhe Mihal Kocashi, ndërsa janë dërguar me shpejtësi në spital. Ndërkohë që po punohet për kapjen e autorit, i cili është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Por si ndodhi ngjarja? Sipas informacioneve nga grupit hetimor, tre të plagosurit dhe autori kanë qenë ulur në një tavolinë në lokal. Pas sherrit, njëri prej tyre shkoi në shtëpi dhe mori armën e zjarrit tip kallashnikov dhe u rikthye duke i qëlluar.

Pas breshërisë me kallashnikov mbi tre personat që ishin në tavolinë autori është larguar me shpejtësi, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes pas sinjalizimit. Elbasani ka qenë gjithmonë një qytet problematik përsa i përket përplasjes së grupeve kriminale.

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pranë pallatit të sportit në një bar kafene, në Elbasan, ku paraprakisht dyshohet se ngjarja nisi për çështje borxhesh.

Tre shtetasit janë plagosur me pistoletë. Astrit Cërriku, paraqitet në gjendje të rëndë shëndetësore, por jashtë rrezikut për jetën.

Ai mendohet se ka marrë 6 plumba në këmbë dhe ka 11 plagë. Ndërsa për dy shtetasit e tjerë njëri është plagosur në këmbë dhe tjetri në syrin e majtë, pasi i kanë goditur me tytën e pistoletës.

Të plagosurit mendohet se kishin marrë para borxh dhe dyshohet se një grup tjetër ka ardhur nga jashtë dhe ka gjuajtur mbi të plagosurit/shqiptarja

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME