Categories Sport

Dalin pamjet e pafalshme të Neymar/ Kur po zhvillohej funerali i Pele, ai harbohej në lokalet e natës

Në ditën e zisë dhe funeralit të Peles, Neymar këndoi në një festë në një klub nate. Mungesa e futbollistit brazilian në ceremoninë e nderimeve të fundit për “O Rey”, ikonës së futbollit botëror dhe atij brazilian, bëri shumë bujë. Zhurma e kritikave shoqëroi zgjedhjen për të mos qenë fizikisht i pranishëm në Santos, duke lënë të atin të shkonte atje në emër të tij.

“Ai është shumë i pikëlluar, – pranoi babai. – Djali im më kërkoi të isha këtu në vendin e tij për t’i dhënë mbështetje familjes së Peles. Ne e dimë se sa keq është të humbasësh dikë. Nuk humbëm vetëm sportistin, por edhe personin”.

Nuk kishte “veto” nga Paris Saint-Germain. Po të kishte dashur, askush nuk do ta pengonte të hipte në fluturim dhe të mbërrinte atje për të bërë homazhe ndaj kampionit që vdiq në moshën 82-vjeçare nga komplikimet e shkaktuara nga një tumor. “Për karnavalet ia doli të çlirohej…”, – është kuptimi i komenteve më të ashpra ndaj tij.

Por ai ka shokë me vete, sepse opinioni publik nuk ka kursyer edhe Kakà apo fenomenin Ronaldo, mungesa e të cilëve në funeral është pjesë e polemikave. Gjithçka ka për bazë mungesën e respektit për një legjendë të futbollit brazilian.

“O Ney”, i cili shpërtheu pikërisht në klubin Paulista, duke mbajtur “10”, që qëndroi gjithashtu mbi supet e “Perlës së Zezë”, ishte një nga të parët që shkroi një mesazh kushtuar Peles: “Para teje, 10 ishte vetëm një numër dhe futbolli ishte thjesht një sport”.

Njerëzit prisnin ta shihnin atë duke hyrë në “Vila Belmiro” nga një portë private për të përshëndetur dhe nderuar mbretin e futbollit, por u zhgënjyen. Një ndjenjë që u kthye në hidhërim të thellë kur “tam tam” i rrjeteve sociale bëri që imazhet e futbollistit të kërcejnë nga njëri skaj në tjetrin.

Pikërisht në ato orë kur në Santos po binte velloja e lotëve dhe trishtimit, ai performoi në një klub gjatë një feste së bashku me këngëtaren Ana Aoas (e cila ka publikuar videon në rrjetet sociale) dhe Carol Cabrino, gruaja e Marquinhos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Presidenti i La Ligas e bën të kryer, Mbappe do t’i bashkohet Real Madridit

Për presidentin e La Ligas, Javier Tebas, kalimi i Kylian Mbappes te Real Madridi është…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

“Deja Vu”/ Roma likuidon Feyenoord pas llotarisë së penalltive

Roma ka eleminuar Feyenoord në sfidën e vlefshme për fazën e knock-out në Europa League.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Barcelona dëshiron të mbyllë sa më parë transferimin në “Camp Nou” të kolumbianit 20 vjeçar Yaser Asprilla

Barcelona dëshiron të mbyllë që këtë pranverë transferimin në “Camp Nou” të talentit 20-vjeçar kolumbian…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbrëmje emocionuese! Sa shumë raste shënimi, Interi triumfon në “aktin” e parë ndaj Atletikos së Simeones

Mbrëmje emocionuese në “San Siro”, Interi triumfon ndaj Altetiko Madridit, me rezultatin 1-0 në sfidën e vendosur nga goli i Marko Arnautoviç në minutën e 79-të.  “Ziklatërit” dikuan ritmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Sport

Bastet sportive– Ja kush fiton vërtetë nga ligji i ri

Ligji për bastet sportive, i cili teknikisht mundet t’i rikthejë ato në treg pas më…

LEXO ME SHUME