Categories Lajme

Dalin pamjet e sulmit vdekjeprurës ndaj 19-vjeçarit grek, shqiptari dhe grupi i tij përplasen me rivalët

Mediat greke kanë publikuar para pak çastesh momentin kur 23-vjeçari shqiptar në bashkëpunim me disa të rinj të tjerë masakrojnë me thikë një 19-vjeçar grek në Selanik. Në pamjet e mëposhtme të siguruara nga “thestival.gr” mund të shihet momenti kur grupi i të rinjve duket se ikën nga ngushtica në të cilën ndodhi sulmi vdekjeprurës dhe hipin në dy automjete duke u larguar me nxitim nga vendi i ngjarjes. Në video shihet edhe një pamje nga sulmi ndaj grupit të të rinjve ku merrte pjesë 19-vjeçari Aris.

23-vjeçari shqiptar i cili u arrestua ditën e sotme ishte me banim në Selanik dhe kishte leje qëndrimi të përkohshme në Greqi. Sipas mediave greke 23-vjeçari njihet nga autoritetet për “dhunën” e tij pasi konsiderohet si huligan mizor dhe është i dënuar për një rast dhune nga tifozët në vitin 2019. Edhe ditën e djeshme të rinjtë kanë qenë duke parë një ndeshje kur ka ndodhur sherri mes tifozëve huliganë i cili ka përfunduar më pas me vrasjen e 19-vjeçarit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME