Categories Lajme

Damian Gjiknuri apel për socialisten që vuan nga sëmundja e rëndë: Ta dërgojmë jashtë vendit

Deputeti i zgjedhur i PS në qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri ka përcjellë një apel për ndihmë në rrjetin e tij social. Është fjala për Sara Alushajn, një prej vajzave të skuadrës socialistëve të Vlorës e cila është shtruar me urgjencë si pasojë e një hemorragjie të shkaktuar nga një sëmundje e rëndë.

Socialisti thekson se duhet siguruar shuma e duhur që Sara të dërgohet për kurim jashtë vendit në një prej spitaleve të specializuara për sëmundjet e gjakut. “Të gjithë bashkë të ndihmojmë Sarën!

Një lajm jo i mirë por njëkohësisht një mundësi për secilin prej nesh për të qenë sa më solidarë. Sara Alushaj, një prej vajzave më energjike në skuadrën tonë elektorale të Qarkut të Vlorës, po kalon një moment të vështirë.

Sara është shtruar me urgjencë në spital si pasojë e një hemorragjie të brendshme, shkaktuar nga një sëmundje e rrallë dhe e rëndë. Të dashur miq!

Gjej rastin tu nxis që kushdo që ka mundësi, të bashkohet në thirrjen e familjarëve dhe miqve të saj, për të kontribuar më sa të mundet, për të siguruar kurimin e Sarës jashtë vendit, në një prej spitaleve të specializuara për sëmundjet e gjakut. Besimplotë se do të dimë të japim maksimumin në një nismë solidariteti për jetën e Sarës!”, shkruan Gjiknuri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME