Categories Lajme

Damian Gjiknuri në Vlorë: Do të fillojë projekti i ujësjellësit, do bëhen investime në Lumin e Vlorës

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri, tha se investimet do të shtrihen tanimë në rrjetin e ujësjellësit si dhe riasfaltimin e aksit nga Spitali deri në lidhjen me rrugën e Lumit të Vlorës. Gjatë një vizite që ka bërë në fshatin Babicë, ai ka thënë më tej se ka probleme të shumta, të trashëguara për 30 vite dhe kërkohet një vëmendje e shtuar.

“Në Vlorë janë bërë shumë gjëra në Bashki, në qytet. Qyteti është trasformuar, ju të gjithë jeni dëshmitar se Vlora nuk është më ajo e para 8 viteve. Vlora po trasformohet çdo ditë, me shëtitore të reja, me rrugë të reja, me aeroport të ri, me port të ri turistik, me port të ri tregtar. Pra, Vlora është kthyer në një qendër të vërtetë të thithjes së investimeve dhe trasformimit të vërtetë. Babica tashmë është lagje Vlore, nuk është fshat në periferi. Arsyeja pse unë e zgjodha njësinë tuaj është pasi edhe pse nuk është arritur të investohen në periferi, tashmë gjatë mandatit të tretë do të filloj të ndihet ndryshimi.

Mua më takon si drejtues të shkoj aty ku është më e vështira dhe të jap ndihmesën time për të bërë gjëra edhe më të mira. Disa gjëra këtu janë bërë dhe ju jeni dëshmitar edhe të ndryshimeve që janë bërë këtu për ndriçimin e fshatit, të cilat do të vazhdojnë edhe më tej. Furnizimi me energji në zonë është përmirësuar ndjeshëm, shumë shpejt do të fillojë edhe projekti i ujësjellësit i cili do të zgjidhë problemin edhe në fshatrat tuaja.

Dua të jap edhe një lajm të mirë, që dua ta lidh me Edi Ramën dhe pse është e rëndësishmë për ne fitorja. Këto gjëra nuk bëhen vetëm, duan investime, kërkojnë mbështetjen e qeverisë, ndaj me fonde të siguruara nga Kryeministri, do të nisë riasfaltimi i aksit nga Spitali deri në lidhjen me rrugën e lumit të Vlorës”, tha Gjiknuri. I pranishëm në takim ishte dhe deputeti Fate Velaj, e cili e konsideroi frymën e fitores së socialistëvë një flakë e cila duhet të përçohet.

“Në  2017-tën të vetmin premtim që unë bëra ka qënë që hallin tuaj do ta bëj hallin tim, do ta çoj te veshi që dëgjon dhe te porta që hapet. Jam mëse i lumtur sot që këtë stafetë t’ja dorëzoj Damian Gjiknurit sepse dhe një shprehje e vjetër e  imja thotë se tradita nuk është të mbajmë prushin por ta çojmë më tutje flakën që nuk shuhet. Faleminderi që  më besuat dhe më shoqëruat të gjithëve dhe këtë besim kërkoj t’ja trasferoni Damian Gjiknurit, Edi Ramës dhe Partisë Socialiste”, u shpreh Velaj. Banorët e zonës shprehën mbështetjen e tyre për Gjiknurin, skuadrës socialiste dhe besimin në fitoren e kësaj force politike për një mandat të tretë qeverisës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME