Categories Lajme

Damian Gjiknuri takim me banorët fshatit Risili: Investuam në infrastrukturën rrugore

Damian Gjiknuri takim me banorët fshatit Risili Gjiknuri: Investuam në infrastrukturën rrugore.

Gjiknuri: Fshati lidhet me bajpasin dhe rrugën e Lumit të Vlorës.

Gjiknuri: Investimet do sjellin zhvillimin ekonomik të zonës.

Risilia ishte ndalesa e rradhës e drejtuesit politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri. Teksa ndau më banorët bilancin e punëve të kryera në Qarkun e Vlorës në tetë vitet që po mbyllen, ai vazhdoi me projektet e programuara për vazhdimin e të cilave duhet vota e qytetarëve në 25 Prill.

“Ju e mbani mend para katër vitesh kur ju dhashë fjalën, rruga u bë realitet dhe tashmë fshati është shumë afër qytetit të Vlorës. Me infrastrukturën e përmirësuar dhe që do të jetë edhe më e mirë me përfundimin e Bajpasit apo me riparimin e rrugës së Babicës dhe spitalit që është pjesë që ju prek edhe ju. Komunikimi me qytetin do të jetë shumë më i mirë.

Nga ana tjetër ne nuk kemi mbaruar punë me fshatin, në këto tetë vite Vlora ka bërë ndryshime të mëdha, gjithë vlonjatët ndihen krenar për këto ndryshime. Qyteti i Vlorës dhe Qarku i Vlorës, ka shumë vepra të mëdha që po e trasformojnë dhe që as i mendonte njeri se do të bëhëshin”, u shpreh Gjiknuri.

Sipas tij, Vlora me gjithë këto vepra që po bëhen përfshirë edhe aeroportin dhe gjithë këto lidhje me bregdetin, pra, rruga e Lumit të Vlorës që po del në bregdet në Qeparo, gjithë kjo unazë zhvillimi me këto vepra infrastrukturore, do të krijojë të ardhura ekonomike.

“Ne kemi një përfaqësi shumë të mirë për Vlorën, kemi djemtë dhe vajza tona që janë të lidhur me qytetin me Vlorën e që kanë dhënë provat politike, po mbi të gjitha kemi qeverinë, kemi Edi Ramën se pa mbështetjen e tij shumë gjëra që ju i shihni që po bëhen nuk do të ishin të mundura”, insistoi Gjiknuri. Gjiknuri shoqërohej në këtë takim nga deputeti Fate Velaj , ndërsa u bëri thirrje banorëve të votojnë masivisht Partinë Socialiste që të çojnë në fund projektet e nisura që do të sjellin një hov cilësor zhvillimi edhe në zonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME