Categories Lajme

Damian Gjiknuri takim sportistë e trajnerë të klubit “Flamurtari, Mandatin e tretë vëmendje e shtuar për sportin në Vlorë

Damian Gjiknuri takim sportistë e trajnerë të klubit “Flamurtari” \ Gjiknuri: Mandatin e tretë vëmendje e shtuar për sportin në Vlorë , Gjiknuri: Investimet krijojnë shanse për zhvillimin e shumë sporteve\  Gjiknuri: Politikanët shkojnë e vijnë, votoni për Vlorën në 25 Prill.  Laura Ferati: Vota për PS, shenjë mirënjohje ndaj Kryeministrit Rama

Trajnerë, sportistë dhe të rinj të talentuar në fushën e sportit u bënë bashkë në një bashkëbisedim me drejtuesin politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri. Të pranishëm ishin edhe kandidatët për deputet Anduel Tahiraj, Laura Ferati dhe nënkryetari i Bashkisë së Vlorës Afrim Qendro.

Duke kujtuar me nostalgji emrat më në zë të sportit vlonjat, të atyre që emrit të Flamurtarit i dhanë lavdi duke bërë historinë e një skuadre me të cilën edhe sot krenohet çdo vlonjat, Gjiknuri theksoi se ndryshimet trasformuese që ka njohur Vlora do të shoqërohen me vëmendjen e veçantë që do t’i kushtohet zhvillimit të sportit.

Duke pranuar se mund dhe duhet të ishte bërë edhe më shumë për sportin në Vlorë, Gjiknuri premtoi se gjatë mandatit të tretë qeverisës kjo panoramë do të ndryshojë plotësisht. “Një projekt që mendoj se duhet ta shikojmë të gjithë sëbashku, e për të cilin unë do të marr rolin e liderit për të lobuar, është restaurimi i Pallatit të Sportit.

Ka ardhur momenti që Pallati i Sportit kërkon një restaurim. Kryeministri Rama si një njeri që e di mirë atë që thashë, ekuilibrin mes të bukurës dhe sportit, jam i bindur se do ta kemi në krah për të na mbështetur në këtë drejtim. Vlora e meriton dhe Vlora ka mundësi të jashtëzakonshme. Si e mendojmë ne? Vlora po ndryshon e po bëhet qytet i bukur. Vlorës po i vijnë disa asete që as nuk i ka mendur kush. Është një vend që ka edhe detin edhe malin shumë afër.

Kjo mund të japë mundësi për shumë sporte që mund të kenë edhe natyrë turistike por në fund të fundit janë aktivitete që ndihmojnë edhe qytetin, edhe rininë e këtij vendi”, u shpreh Gjiknuri. Prandaj, vijoi ai, për herë të parë duhet votuar për Vlorën. “Mos voto për parti por voto për një gjë të nisur që nuk duhet lënë në mes. Politikanët vijnë dhe ikin, ajo që mbetet është Vlora.

Mundësitë për të transformuar Vlorën janë tani. Ato punë që kanë filluar ne nuk mund ti lëmë në mes. Jam i bindur se tek ky zhvillim i Vlorës do ta gjejë veten edhe sporti. Tek ajo pishina që po bëhet jam i bindur se Vlora mund të tërheqë edhe një kampionat noti.

Do ketë 22 kilometër shëtitore nga Vlora në Orikum, një vend i mrekullueshëm qoftë për biçikletë qoftë për vrap. Jam i bindur se me këtë zhvillim dhe trasnformim të Vlorës dhe me këtë qasje që kemi nisur, me bashkëpunimin tuaj dhe me gjithë këto talentte që ka Vlora ne na takon që të krijojmë më shumë mundësi”, nënvizoi Gjiknuri.

Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste Laura Ferati pohoi se “Në sport ne kemi figura që na bëjnë të ndihemi krenarë falë talentit të tyre, duke e lartësuar në botë emrin e Shqipërisë dhe flamurit kombëtar.

Në drejtim të qeverisjes ne kemi dy Kryeministra, Kryeministri i parë që na bënë krenarë ka qenë Ismail Qemali që me shpalljen e Pavarësisë na dha një Komb e një flamur. Kryeministri i dytë që i ktheu Vlorës identitetin është Edi Rama. Në 25 Prill ne kemi vetëm një ideal, Partinë Socialiste, si shenjë mirënjohje ndaj Kryeministrit Rama, për vëmendjen që i kushtoi dhe po i kushton Vlorës”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME