Categories Lajme

Danimarka njofton ndalimin e kërkimit të naftës dhe gazit në Detin e Veriut

Qeveria daneze ka vendosur të pezullojë të gjitha eksplorimet për gaz dhe naftë në seksionin e vet në Detin e Veriut duke nisur që nga viti 2050 në përpjekje të një politike që merr në konsideratë çështjet mjedisore. “Ne po i japim fund erës së hidrokarbureve. Kjo marrëveshje është një kurs i ri, i gjelbër për Detin e Veriut, nga i cili përfitojnë të gjithë”, citohet të jetë shprehur ministri danez për Klimën, Dan Jorgensen.

Danimarka që ka një përvojë eksplorimi dhe shfrytëzimi nafte dhe gazi në det që nga viti 1972 është prodhuesi më i madh në Bashkimin Europian dhe në Europë kalohet vetëm nga Norvegjia dhe Mbretëria e Bashkuar. Qeveria ka një objektiv maksimalist për klimën: zero emetime në vitin 2050 dhe reduktim me 70% deri në vitin 2030. Në përgjithësi Europa qëndron në krye të politikave mjedisore që kërkojnë ristrukturime të mëdha në industri që duket se po shkojnë drejt fundit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME