Categories Lifestyle

Darka e fundvitit/ Nutricionistja: Ushqimet që duhen konsumuar dhe ato që duhen shmangur

Nutricionistja Diola Dosti ka folur për përkujdesjen që duhet të tregojmë me ushqimet për festat e fundvitit dhe për organet që janë më të prekura nga ushqimet me kalori dhe yndyrna. E ftuar në emisionin “Alert” në News24, ajo u shpreh se me vetëm disa menaxhime të vogla mund ta kemi organizmin nën kontroll. Në festat e fundvitit ngarkojmë organizmin me ushqime me shumë kalori, shtojmë deri në 2 kg peshë, është e paevitueshme. Vetëm me disa menaxhime të vogla mund ta kemi organizmin nën kontroll. Melçia dhe veshkat janë dy organet që preken më shumë, nga yndyrnat mbingarkohet melçia, veshkat dhe aparati tretës”-tha Dosti.

Diola Dosti jep disa këshilla për produktet që duhen konsumuar gjatë kësaj kohe dhe ato që duhen shmangur.

“Duhet të perzgjedhim produkte me kalori më të ulëta, organizmin ta lëmë në gjendje qetësie, pasi në kohë festash mbushim frigoriferët dhe e ngarkojmë trupin para kohe. Konsumimi i ujit me limon në mëngjes, është një hap i rëndësishëm dhe gjatë kësaj kohe është mirë të shmangni lëngjet e frutave. Gjithashtu nuk duhet të gatuani ushqime të së njëjtës kategori dhe evitoni kategorinë e brumrave. Gjeli i detit është traditë e tryezës gjatë festave, por duhet ta largoni lëkurën e tij. Vera ka kalori, mbi 2 gota shtoni kaloritë, ndërsa duhet të reduktoni ëmbëlsirat dhe  pijet alkoolike. Njerëzit  që ushqehen shëndetshëm gjatë gjithë vitit është vështirë të bien pre e kalorive të Vitit të Ri”-u shpreh Diola Dosti.

Dosti na tregon edhe se si duhet të veprojmë pas festave për të humbur peshën e shtuar. “Pas festave nevojitet një “pastrim” trupi, reduktim të vakteve. Mengjesin, niseni me ujë të ngrohtë me mjaltë. Në drekë supë të lehtë brokoli ose spinaqi. Ndërsa në darkë, një frut ose kos me fruta. Në tavolina nuk duhte të harroni sallatat dhe ujë”-theksoi Dosti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME