Categories Lajme

Darka në Ohër, Rama me Vuçiçin përballë dhe Bregun në krah

Në Ohër po zhvillohet Samiti dyditor në kuadër të nismës për “Shengenin ballkanik”.Pas takimit informal 120-minutësh mes Zoran Zaev, kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, biseda u zhvendos në një darkë zyrtare në një nga restorantet e Ohrit.Siç shihet në pamjet që publikon Ora News, Rama ka zgjedhur të ulet në tryezë përballë presidentit Vuçiç, teksa në krah të këtij të fundit është ulur Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, e cila po ndjek nga afër Samitin.Ndërkohë axhenda e të dielës do të nisë me mbledhje pune ku përveç tre liderëve të Ballkanit Perëndimor do të marrin pjesë kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, dhe ministrja e Ekonomisë të Malit të Zi.Ndërkohë në Samit mungon Kosova. Presidenti i saj, Hashim Thaçi, përmes një reagimi publik, u shpreh se ka refuzuar pjesëmarrjen për shkak se Kosova nuk merr pjesë në një Samit me shtete që nuk e njohin.

Pas mbledhjes, të dielën në 12:00 do të ketë një konferencë të përbashkët.Pas mbylljes së punimeve të Samitit të Ohrit pritet të ketë një Samit në Tiranë që me shumë gjasa mund të mbahet në muajin dhjetor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME