Categories Sport

Mesi i pagabueshëm në goditje standarde, tregolësh për të kapur Realin në krye

Barcelona i përgjigjet ashtu siç duhet Real Madridit, duke marrë në fitore 4-1 ndaj Selta Vigos për të barazuar skuadrën e Zidan në kreun e renditjes në kampionatin spanjoll. Të udhëhequr nga Lionel Mesi i cili ka kthyer goditjet standarte në një specialitet të tijin, katalanasit nuk e patën shumë të vështirë të kthenin sfidën në favorin e tyre që në minutat e parë.Argjentinasi shënoi goli e avantazhit me një penallti në minutën e 23-të të duelit, ndërsa pas barazimit të përkohshëm të Olaza, ktheu qetësinë në ekip me një goditje dënimi perfekte në minutat shtesë të pjesës së parë.Në fillimin e të dytës, ai shënoi përsëri me një goditje dënimi “fotokopje” të së parës, duke çuar shifrat në 3-1 e duke mbyllur diskutimet për fatin e sfidës. Në fund, kishte kohë edhe për golin e katërt të shënuar nga Buskets, i cili vulosi shifrat përmbyllëse në 4-1.Tani Barcelona ndan kreun me 25 pikë me Real Madrid, me të dy skuadrat që kanë zhvilluar një ndeshje më pak se ekipet e tjera në La Liga për shkak të shtyrjes së “El Clasico” si pasojë e situatës në Katalonjë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME