Categories Lajme

DASH shtyn në 6 qershor përgjigjet për Lotarinë Amerikane

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shtyrë nga 5 maji për në 6 qershor datën për përgjigjet e Lotarisë Amerikane. Me anë të një njoftimi për mediat, thuhet se për shkak të pandemisë së koronavirusit, përgjigjet për fituesit e Lotarisë Amerikane do të shtyhen për një muaj, deri në qershor.

Shpallja e fituesve të Lotarisë Green Card DV-2021 ishte planifikuar fillimisht për të Martën, 5 maj, 2020. Mirëpo, Departamenti i Shtetit në SHBA ka thënë se data do të shtyhet e përgjigjet zyrtare për fituesit do të jepen më datë 6 qershor 2020. Vendimi bazohet nisur nga pandemia aktuale e Covid-19. Pasojat e shtyrjes së rezultateve të përgjigjeve. Nëse keni marrë pjesë në Lotarinë Amerikane për vitin 2021, për momentin nuk duhet që të bëni asgjë. E vetmja gjë që duhet bërë është që të kryqëzohen duart e të shpresosh se je ndër fituesit, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, KCC (Kentucky Consult Center) do të përdorë kapacitetet e saj dhe do të vazhdojë të punojë për fituesit e vitit të kaluar. Në rast se ju fitoni në Lotarinë Amerikane të këtij viti, atëherë gjithçka do të jetë normale si më parë, thjesht përgjigja është marrë me vonesë. Nëse jeni fitues, intervistat me ju nisin në gusht të vitit 2020. Intervistat do të bëhen, ashtu siç janë parashikuar brenda periudhës 1 tetor 2020 deri në fund të shtatorit 2021.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë, Ujërat e zeza derdhen në det, afër plazhit publik dhe shëtitores (VIDEO)

Ujërat e zeza derdhen në det, vetëm pak metra larg plazhit publik dhe shëtitores në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kali i del përpara motorit, burrë e grua mbeten të plagosur në Gramsh

Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë natës në Çakrez të Gramshit, ku kanë mbetur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME