Categories Lajme

“Heronjtë shqiptarë”/ Edukatorja: Puna online me fëmijët, e bukur!

Luljeta Kullolli është përgjegjëse çerdheje e bashkisë Tiranë prej disa vitesh. Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati përcolli sot shembullin e Luljetës në njësinë 7, e cila  punon në bashkëpunim të ngushtë me stafin edukator dhe psikologen e çerdhes.

“Me shumë punë dhe përkushtim zhvillojnë çdo ditë online lojëra dhe aktivitete sipas programit të çerdhes. Kështu i vijnë në ndihmë prindërve që të kalojnë kohe sa më cilësore me fëmijët e tyre gjatë qëndrimit në shtëpi”, – thekson Bushati.

Ndërsa vetë Luljeta shprehet se ”motivi im për të shkuar çdo ditë me dëshirë në punë është pasioni im personal dhe profesional për të punuar në fushën e zhvillimit dhe edukimit të fëmijëve. Mendoj se për të qenë e suksesshme në punën me fëmijët, çelësi është dashuria dhe përkushtimi. Puna me fëmijët është sa sfiduese, aq edhe e bukur”.

“Secila prej nesh përpiqet fort të kaloj kohë cilësore me fëmijët duke zhvilluar lojëra energjike dhe duke i lexuar përralla. Fëmijët kanë dëshirë, interes, kuriozitet për të mësuar lojëra të reja dhe energji pafund për tu argëtuar”, – tha Kullolli. Për Kullollin të qëndruarit gjithë kohës me fëmijët dhe kalimi i një kohe cilësore me ta është sfida më e bukur që po ndodh, përtej situatës në të cilën ndodhemi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë, Ujërat e zeza derdhen në det, afër plazhit publik dhe shëtitores (VIDEO)

Ujërat e zeza derdhen në det, vetëm pak metra larg plazhit publik dhe shëtitores në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kali i del përpara motorit, burrë e grua mbeten të plagosur në Gramsh

Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë natës në Çakrez të Gramshit, ku kanë mbetur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME