Categories Covid-19

Dasho skanon gjendjen në spitalet Covid: Çfarë po ndodh në kujdesin intesiv

Eksperti i shëndetit publik Erion Dasho ka bërë një skaner të situatës në spitalet Covid, ku shprehet se nuk mund të ketë 15 persona në reanimacion, dhe nga ana tjetër të raportohen çdo ditë 8 apo 12 vdekje. Sipas Dashos në të gjithë botën numri i pacientëve që kanë nevojë për kujdes intesiv është 20% e personave të shtruar, e përkthyer në numra do të duhej që në Shqipëri të kishte 75 persona në reanimacion dhe jo 15. Dasho pyet nëse Ministria e Shëndetësisë i ka në dispozicion shtretërit e kujdesit intesiv, dhe kërkon që ti jepet fund filmimeve me krevate boshe që paraqet ERTV-ja e Ramës.

“367 të shtruar me COVID, 15 në reanimacion, 3 të intubuar, 8 vdekje (5 në moshën 65 vjeç e poshtë)! Diçka nuk shkon! Nuk mund të kesh 15 pacientë të shtruar në reanimacion dhe të raportosh 8 vdekje si dje apo 12 vdekje si pardje.

Përvoja e botës tregon se rreth 20% e pacientëve të prekur nga COVID që shtrohen në spital, kanë nevojë për kujdes intensiv. Në Shqipëri, ky numër pacientësh duhej të ishte rreth 75 dhe jo 15! Qytetarët nuk kanë nevojë për filma me krevate bosh apo të mbushur me patetizma! Ata presin transparencë! A garanton ministria një numër të mjaftueshëm shtretërish të kujdesit intensiv?!”, shkruan Dasho në postimin e tij.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME