Categories Lajme

Kapen dy ‘skifterë’ në Vlorë për vjedhje të ndryshme

Vlorë ,Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore. Kapen dhe vihen në pranga dy shtetas të shpallur në kërkim, autorë të dyshuar për vjedhje të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë̈ Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe ndaluar dy shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Vj edhja”: R. B., 34 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për prodhim e shitje na rkotikësh dhe Xh. A.(K), 24 vjeç, banues në Vlorë. Shtetasi R. B. ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 23.10.2020, ka vj  edhur çantën e një shtetaseje, ku kishte një aparat celular dhe një shumë parash.

Nga hetimet dhe provat e siguruara ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i dy vj edhjeve të tjera: më datën 26.10.2020 ka vjedhur çantën e një shtetaseje, ku kishte një aparat celular, sende personale dhe një shumë parash; më datë 09.10.2020, ka vjedhur disa artikuj ushqimorë në oborrin e një banese.

Shtetasi Xh. A.(K.) ishte shpallur në kërkim, pasi në datën 31.10.2020, ka tentuar të vjedhë në një lokal. Gjithashtu, nga hetimet dhe provat e siguruara ka rezultuar se ky shtetas është autori i ngjarjes së ndodhur më datë 31.10.2020, në lokalin e një shtetasi, ku ka vjedhur një shumë parash, një televizor dhe pije të ndryshme. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME