Categories Lajme

Dashuri unike, Londra bashkon meksikanen me shqiptarin e Patosit!

Këtë të premte në “Abc e Pasdites” me moderator Ermal Peçi ishin të ftuar një çift mjaft simpatik, të cilët rrëfyen për herë të parë dashurinë e tyre. Ervin Muço dhe Gabriela Cardenas Montano, janë njohur në Londër në një nga baret që e frekuentonin shpesh të dy. Ervini tha në program që nuk ia kishte marrë mendja asnjëherë që do të dashurohej me një të huaj, aq më shumë meksikane. Po ashtu edhe Gabriela tha se para se të njihej me Ervinin nuk kishte dëgjuar për Shqipërinë, gjithashtu edhe familjarët e saj. I lindur në Patos të Fierit, Ervini ka eksploruar shumë vende  të botës, në disa prej tyre ka jetuar më shumë se 3 vite, ku qelloi qe te takonte dashurine ne Britani te Madhe.

Të dy ndalen në momentin e parë të takimit, ja ç’tha Gabriela: “Kur e pashë mendova, nuk do më shpëtoj. Megjithëse isha nervoze se e shikoja që ishte me një vajzë tjetër dhe mendova mos e kishte të dashur. Mikja ime më thoshte boll e pe se do të vij ajo vajza. Ajo vajza vjen drejt meje dhe me thotë “dëshiron të kërcesh me shokun tim?”, tha Gabriela ndërsa qeshte.

“Kur i thashë që jam shqiptar. Mbeti për një moment dhe tha “Albania, ku bie kjo?”, tregoi Ervini. Gjatë rrëfimit mësuam se puthjen e pare nuk e dhanë në pistën e kërcimit por javë më vonë. Ermali i vë në provë gjatë intervistës se sa e njihnin ata njeri tjetrin. Në rubrikën “Cili nga të ju të dy…” zbuluam cili ishte më xheloz, më romantik por edhe detaje pikante që sollën shumë të qeshura. Një nga pyetjet që Ermali i bëri ishte se cili nga të dy pëlqen më shumë të vizitojë një strip club?

Gabriela tha që nuk mendon se Ervini mund të pëlqejë, ndërsa ai pohoi që Gabrielës i pëlqen. Kaq mjaftoi që të shpërthenin të qeshurat. Një tjetër pyetje në këtë rubrikë ishte se cili nga të dy porosit֝ë gjëra të lira në restorant. Gabriela tha Ervini, edhe ai gjithashtu pohon teksa Ermali I tha Gabrielës duke qeshur se shpesh shqiptarët kursejnë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME