Categories Lajme

Dashuria nuk njeh moshë, amerikania 50-vjeçare martohet me të riun nga Skrapari (VIDEO)

50-vjeçarja dhe 35-vjeçari pesë vite më parë u njohën rastësisht, në atë kohë Donaldi punonte si mësues ne një fshat të Skraparit, ndërsa Christin është administratore e një shkolle në Prishtinë. Pas takimit të parë nëna e tre fëmijëve Christin dhe Donaldin nuk u ndanë kurrë më. Tashmë ata janë një familje.

Gazetarja: Çfarë të tërhoqi te Christin? Donaldi: Portreti i saj rrezaton mirësi dhe bukuri.

Gazetarja: Christin çfarë pe për herë të parë tek Donaldi? Christin: Hera e parë që e pashë në Petrelë kuptova që ai dashuronte natyrën. Kishte shumë energji pozitive.

Gazetarja: Ju jeni lidhur së bashku dy javë pasi jeni takuar për herë të parë, si e more këtë vendim kaq shpejt?

Christin: Kur e di që një person është i mirë tërhiqesh pas tij. Kisha patur marrëdhënie, por doja të shikoja para dhe t’i jepja vetes një tjetër mundësi.

Christin dhe Donaldi dashurinë e tyre e kurorëzuan pasi qendruan dy vjet të lidhur. Gazetarja: Christin kur mendove që Donaldi ishte i duhuri dhe vendose të martoheshe?

Christin: Kur udhëtuam nëpër Europë, ka qenë sikur isha me shokun tim më të mirë.

Gazetarja: Ti je nënë e tre fëmijëve, si e pritën ata Donaldin? Christin: Ata e dinin se si ishte Donaldi. Herën e parë që u takuam sëbashku me fëmijët, dy prej fëmijëve të mi i mori mbi shpinë. E pashë ndjeheshin shumë mirë me Donaldin. E kam parë që fëmijët e duan atë.

Christin është 15 vite më e madhe se Donaldi, për të vitet e diferencës janë thjështë shifra që tregojnë asgjë për dashurinë ndërmjet dy personave. E vetmja vështirësi që kaloi ky çift ishte prezantimit i Christinës me familjen e Donaldit.

Gazetarja: Donald ti je nga fshati Therepel i Skraparit, si ishte për ty t’i prezantoje Christinën familjes shoqërise, pasi në zonat rural histori të tilla paragjykohen?!

Donaldi: Në rrethin tim miqësor nuk ka qenë e vështir pasi shumica kanë qenë mbështetës. Ndërsa familje në fillim e kishte problem pasi bashkëshortja ime është nënë e tre fëmijëve, por kur i fola për Christin se si është ajo dhe e kuptuan që asgjë nuk ishte fallco e panë që ne duheshim dhe kaq.

Gazetarja: Kur e kuptova që Christin ishte femra jote ideale dhe vendosët të martoheshit bashkë?

Donaldi: Çdo gjë rrodhi natyrshëm,, nuk e kuptuam fare këtë pjesën e afrimitetin dhe të krijimit të familjes.

Gazetarja: Përse e do Christinën?

Donaldi: Është inteligjente, grua e zonja, ka zemër shumë të mirë dhe mbi të gjitha një nënë e përkushtuar.

Gazetarja: A njeh dashuria moshë? Donaldi: Kur përfshihesh në një histori të tillë nuk i llogarit vitet pasi ndjehesh mirë me personin që ke përkrah.

Cristin nga martesa e parë ka sjellë në jetë tre fëmijë, dy djemtë e saj 19 dhe 15 vjeç dhe vajza 13-vjeçarë, Donaldin nuk e shohin si bashkëshortin e nënës, por si babain e tyre, pasi ai u fal përkushtimin maksimal tre fëmijëve.

Gazetarja: Si i sheh fëmijët e Christinës? Donaldi: Pavarësisht që ata nuk janë fëmijët e mi biologjik, them që ata janë fëmijët e mi pasi kemi 5 vjet që jetojmë bashkë. Edhe më kanë pranuar si babain e tyre, duke qenë se unë kam qenë afër me ta./Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME