Categories Lajme

David Beckham bëhet pjesë e FIFA-21, merr më shumë para sesa paguan Madridi dhe United së bashku

Kompania e video games “EA Sports” ka njoftuar se në sezonin 2020-2021 në FIFA do të bëhet pjesë edhe ylli anglez David Beckham. Vetë kompania thekson se fansat duhet të presin deri më 4 dhjetor kur do të lëshohet paketa  “FIFA 21 Beckham Edition”, për të marrë shërbimet e anglezit legjendar.

Pas disa vitesh si ambasador i “Konam-it në Pro Evolution Soccer, futbollisti anglez është një nga imazhet e FIFA-s përsëri pas 23 vitesh.Të gjithë ata që luajnë FIFA 21 pas datës 15 dhjetor 2020, do të përfitojnë një artikull unik, të pa transferueshëm të David Beckham, i cili do të jetë plotësisht falas, në versionin e tij të sezonit 2003/04, kur bëri debutimin e tij në “La Liga” me Real Madrid.

Mësohet se  FIFA i ka bërë një ofertë ish-yllit të Man United dhe Real Madridit prej 40 milion paund, për tre vjet. Beckham do të përfitojë 3 herë më shumë se paga që merrte nga “Djajt e Kuq” dhe 2 fishin e madrilenëve, që e paguan me 20 milion dollarë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME