Categories Sport

De Biazi zyrtarisht trajner i Azerbajxhanit, firmos kontratën

Xhani De Biazni, njeriu që dërgoi Shqipërinë në Europianin e 2016-ës, mbylli bashkëpunimin e tij me kombëtaren kuqezi në qershor të vitit 2017.

Tre muaj më pas nisi një aventurë të jetëshkurtër në Spanjë, ku drejtoi për nëntë ndeshje Alavesh dhe që nga ajo kohë, 64-vjeçarin nuk e kishte bindur asnjë ofertë madhore për të rinisur punë në arenën e madhe të trajningut. Para pak javësh u konfirmua se është arritur akordi me kombëtaren e Azerbajxhanit dhe De Biazi do të jetë trajner i kësaj kombëtareje.

Zyrtarizimi i këtij operacioni ka ardhur ditën e sotme, ku është vetë trajneri, i cili njofton se ka firmosur me azerët deri në nëntor të vitit 2021 dhe publikon foto nga momentet e firmosjes së marrëveshjes. “Sot kam nënshkruar kontratën, që më lidh me Federatën e Futbollit të Azerbajxhanit deri në nëntor të vitit 2021. Dëshira është shumë e madhe për të nisur një sfidë të re”, shkruan trajneri në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME