Categories Lajme

‘’Debate gjithë natën mes Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt. Çfarë interesash u prekën?!’’

Ministri Fatmir Xhafaj jep dorëheqjen në mënyrë të papritur, mu në kulmin e tij të punës, fill pas arrestimëve që tronditën politikën dhe sidomos mazhorancën. Edi Rama ka shkruar në Tëitter se Fatmir Xhafaj ka dhënë dorëheqjen dhe ai e ka pranuar këtë.

Njofitmin për dorëheqjen e tij e ka pranuar kreu i qeverisë Edi Rama i cili e ka falenderuar atë për punën e bërë. Kryeministri ka nxituar ta bëjë sa më shpejt publike ikjen e ministrit. Mënjëherë ka nxituar edhe kryetari i PD, Lulzim Basha ta mbështesë largimin e ministrit prej Ramës.

Statusi i Edi Ramës në Twitter

“Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar. Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme. Traseja është e shtruar. Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse.”

Pikëpyetje të mëdha shtrohen para publikut në lidhje me këtë dorëheqje të papritur të ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj.

E para lajmin e dorëheqjes nuk e dha vetë i zoti i dorëheqjes Fatmir Xhafa, por pikërisht kryeministri Rama. Kjo tregon se nuk është një dorëheqje normale, por e diktuar pas një sherri në nivel të lartë, ku duket se mezi e ka pritur Edi Rama, pasi e ka dhënë lajmin shumë herët këtë të shtunë, dhe po herët në mëngjez ka nxjerrë krejt protokollin e kryeministrisë për të propozuar emrin e ri për ministër që është këshilltari i tij për Sigurinë.

Fare mirë mund pritej të zgjohej populli këtë të shtunë dhe jepej lajmi i dorëheqjes nga vetë ministri Xhafaj. Por nxitimi për ta bërë fakt të kryer, në mëngjez herët, pas një sherri gjithë natën mes kryeministrit dhe ministrit, tregon se diçka e madhe ka prekur interesat e Ramës. Të jetë dosja Dako apo arrestimet e fundit të ish-deputetit Arben Ndoka, ku burimet afër kryeministrit tregonin këto ditë, se pas arrestimit të Ndokës, Rama është tërbuar? Të jetë hetimi që po bëjnë gjermanët për dosjen Xibraka? Janë shumë dilema, por ministri Xhafaj ishte tamam në kulmin e tij të punës dhe në rritje të kuotave publike pas arrestimeve të fundit.

Pra diçka me këto arrestime duhet të jetë që nuk i ka pëlqyer kryeministrit. Bile për ta bërë më intriguese skenarin e detyrimit të ministrit Xhafa, dje u lajmërua nga burime kryeministrore “se do të dalë nesër (sot) ish-ministri Sajmir Tahiri në konferencë shtypi, ndaj jepeni si lajm”. Po çfarë do të thotë ish-ministri për ministrin tashmë ish-ministër Xhafaj?!

A ka skenar Rama-Tahiri që e detyruan ministrin Fatmir Xhafaj të largohej në kulmin e punës së tij? Sikurse ka edhe një pikëpyetje të madhe kushtetuese, se çfarë do të ndodhë nëse Presidenti i Republikës nuk do ta firmosë dekretin për dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj? Pa dekret të firmosur nga presidenti, a mundet parlamenti ta shkarkojë ministrin Xhafaj, i cili me Kushtetutë pa një dekret presidencial që votohet në parlament nuk mund të largohet, pra detyrimisht vazhdon detyrën.

Shumë dilema kushtetuese po dalin pas kësaj dorëheqje të papritur, mënjëherë sapo u bënë arrestimet më të guximshme të policisë së shtetit. A ka takat kushtetues Kuvendi që nëse Presidenti nuk e dekreton shkarkimin, ta vendos vetë miratimin e largimit? Për dreq vetë PS-ja dhe kryeministri e shkatërruan gjykatën kushtetuese, ku mund ta çonin në Kushtetuese vendimin e Presidentit për mos dekretim të kërkesës së kryeministrit. Por Gjykatë nuk ka, si do t’ja bëjnë kryeministri dhe mazhoranca?!

E gjithë kjo lojë kryeministrore për ta larguar ministrin Xhafaj dhe futur nën kontroll policinë e shtetit, sipas metodës së tyre, po del në skenë pasi sot pas lajmit të kryeministrit, ish-ministri Tahiri anullon konferencën e shtypit. Skemë? Patjetër!

Ndaj kryetari i shtetit nuk do ta firmosë dekretin për largimin e ministrit të brendshëm. E çdo bëjë parlamenti dhe kryeministri, do të kërkojë shkarkimin e Presidentit?! Ok, por duhen 93 vota! Ku ti marrë? As gjykatë kushtetuese nuk ka që të bëjë interpretimin kushtetues të aktit të Presidentit nëse nuk e firmos dekretin për shkarkimin e ministrit Xhafaj.

Nuk thonë kot se kur synon ti bësh gropën tjetrit, bie vetë brenda. Tani nuk ka gjykatë kushtetuese, Presidenti nuk do të firmos dekretin dhe Fatmir Xhafaj vazhdon ministër derisa të ngrihet gjykata kushtetuese.

Ministri me ligj dhe Kushtetutë nuk mund të braktisë vendin e punës pa dekret dhe pa miratimin të dekretit nga parlamenti. Nëse ministri Xhafaj braktis detyrën pa dekret presidencial dhe pa miratim të dekretit nga Kuvendi, ai merr përsipër të merret i pandehur për braktisje të detyrës shtetrore./Burimi:Koha Jonë

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Jeta ime në rrezik”- Pranohet kërkesa e Durim Bamit, do të transferohet nga “313” në burgun e Fushë-Krujës

Është pranuar kërkesa e Durim Bamit për t’u transferuar nga IEVP “313” në burgun e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

59-vjeçari u dyshua se humbi jetën për shkaqe natyrale, zbardhet dinamika e ngjarjes së 13 prillit në Durrës. Arrestohet 42-vjeçari…

Policia e Durrësit ka zbardhur rrethanat e vdekjes së një 59-vjeçari, ngjarje e cila fillimisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 62-vjeçari! Ja çfarë iu sekuestruan dhe akuzat ndaj tij nga policia e Lezhës

Një 62-vjeçar është arrestuar ditën e sotme (18 prill) nga policia e Lezhës, pasi akuzohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ja arsenali i sekuestruar në Burgun e Peqinit, Nga çakmaku i shkrirë për thikë dhe kaçavidat e improvizuara, te gërshërët etj….

Thika dhe kaçavida të improvizuara, gërshërë, pirun, pajisje elektronike dhe deri në çakmakë dhe kabuj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i befasishëm në burgun e Peqinit, nisin kontrollet në qeli

Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë ndërmarrë një operacion të gjerë dhe…

LEXO ME SHUME