Categories Lajme

Debati mbi komedinë ‘Prefekti’/ Reagon gazetarja e njohur: Janë ul molet e jon ngrit halet!

Gazetarja dhe historiania Alba Kepi përmes një postimi në Facebook ka reaguar për diskutimet mbi komedinë “Prefekti’ ditët e fundit duke shkruar se teksa shoqatat dhe individë të caktuar përleshen për Qazim Mulletin, trupi i tij po prehet në një varrezë italiane.

Kepa thekson se afati I qëndrimit në këtë varrezë pranë Romës ka skaduar e megjithatë ai ende nuk është transferuar. Ajo thekson se ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës në vitet 1939-1940 është ende pa varr dhe kjo është e turpshme për figurën dhe atë cfarë ai përfaqësonte sipas saj.

Postimi i Plotë: Ndersa shoqatat, komuniteti, individe e pinjolle “perleshen” per Qazim Mulletin, trupi i tij prej 26 gushtit 1956 “prehet” ne nje varreze italiane te komunes Rocca di Papa, prane Romes.

Sipas ligjeve te ketij shteti, 10 vite pas varrimit skadon afati i qendrimit ne kete varreze e qe mund te shtyhet deri ne 20 vite te tjera, ne varesi te disponueshmerise qe varrezat komunale kane per ta ruajtur.

Me pas i takon familjareve e te afermeve te zgjedhin zgjidhjen me te mire, o ne nje varreze familjare, o ne nje varreze private, o transferim ne nje komune tjeter o ne nje shtet tjeter per te cilin mjafton certifikata e vdekjes e marrja ne ngarkim e transportit.

Nese familjaret nuk kontakojne me zyrat e varrezave, eshtrat pas kesaj periudhe ne dispozicion nga komuna ( 10 vite plus 20 vite te tjera) , zhvendosen e ruhen ne magazinat e varrezave komunale e jo e hapur per publikun. Por ne dispozicion gjithnje te familjes nese ata duan prehjen ne nje varr normal te te afermit te tyre.

Deri sot ish Prefekti i Tirones 1942-1944 e ish Kryetari i Bashkise se Tiranes 1939-1940, eshte pa varr! I lindur me 30 dhjetor 1893, i biri i Reshit bej Mulletit e Naile Kellicit, i diplomuar ne Janine e Stamboll e njohes i gjuheve; franceze, gjermane, italiane, greke, latine, arabe e turke, ju shikon nga qielli per t’ju thene; “a nuk JU vje turp qe me keni lone n’kte derexhe e nuk keni kuptu hala se c’ju pata thone: jane ul molet e jon ngrit halet!”
Largpamesia filozofike e tij nuk meriton kete “perleshje” populiste. (E.D/faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngritën ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze!

Policia ka arrestuar 3 vietnameze dhe 2 kineze që ushtronin prostitucion në banesa me qira…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi me kallashnikov 69-vjeçarin pas një konflikti, arrestohet 36-vjeçari në Durrës!

Një konflikt për motive të dobëta mes dy personave në Durrës ka përfunduar me arrestimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi automjetin e postës në Durrës, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka vjedhur automjetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ I gjendet kallashnikov pa leje në banesë, arrestohet 29-vjeçari

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e…

LEXO ME SHUME