Categories Lajme

Edi Rama merr dozën e tretë të vaksinës kundër Covid 19

Kryeministri Edi Rama, ka marrë dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit, në ambientet e stadiumit Air Albania.  Rama tha se qytetarët duhet t’i besojnë shkencës dhe jo sharlatanëve që përhapin teori konspirative.

Kryeministri u shpreh se qytetarët duhet të vaksinohen, sepse mund të vijë momenti që në Shqipëri të aplikohen masa të ngjashme si ato që aplikohen në Austri dhe Itali, për ndalimin e hyrjes në ambiente të mbyllura, për personat e pavaksinuar.  “Nuk e kuptpj dot se në shekullin e 21, nuk u besohet shkencës, por disa sharlatanëve dhe delirantëve që shpërndajnë konspiracione.

Si ka mundësi kjo të jetë një lojë dhe asnje gazetë dhe kanal serioze, të mos flasë? Pra u është mbyllur goja të gjithë mediave të botës dhe u është hapur goja atyre që nuk kanë asnjë lidhje me shkencën dhe humanizmin, shëndetin publik. Në vend t’ju besojmë fakteve, se njerëzit humbasin jetën kur nuk vaksinohen. Vaksina të mbron nga v dekja edhe pse infektohesh por e kalon me simptoma të lehta.

Austria është mbyllur komplet, vende të tjera po marrin masa. Ne kemi bërë çmos të mos ngarkojmë psikologjikisht dhe të mos ngarkojmë sektorët e jetës këtu, por nuk mundet dot ta lëmë këtë situatë në rrjedhje të lirë, të dalë ku të dalë. Prandaj ju them të gjithë atyre që janë nëpunës të shtetit, të vaksinohen, sepse mund të vijë momenti që të ndalohen të shkojnë në punë pa patur kartelën e vaksinimit. U them atyre që kanë të bëjnë me hapësira publike, hapësira të mbyllura, të vaksinohen, sepse mund të vijë momenti të mos hyjnë në këto ambiente.

Nuk mundet të rrezikojë pjesa më e madhe e popullsisë për shkak se një pjesë tjetër i bën karshillëk shkencës dhe shëndetit të vetë dhe të familjarëve. Vaksina mbron dhe shpëton jetën! Shihni çfarë ndodh me ata që shkojnë në spital. Ata që janë të vaksinuar e kalojnë më lehtë, ata që janë ta pavaksinuar bien në kthetrat e vd ekjes”, tha ndër të tjera Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i çiftit Mujeci, Gjykata e Lezhës lë në burg bashkëpunëtorin e autorëve!

40-vjeçari i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherri në Vlorë, policia shoqëron disa persona në komisariat

Një konflikt mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e së hënës në bulevardin “Ismail Qemali”,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME