Categories Lajme

Debati për Teatrin/Hajdari i kthehet Spiropalit: T’iu vijë turp që fyeni artistët

Në seancën e kësaj të enjte në Kuvend, u fol edhe për situatën me Teatrin Kombëtar. ”Sa i përket Teatrit, ata s’janë artistë por disa politikanë që janë tallur gjithë jetën, edhe më parë me veten e tyre me vendimet. Janë disa korifenj trushpëlarë. 99% e artistëve që i kanë dhënë shpirt kësaj skene do vijojnë të jetojnë aty sepse Teatri shqiptar duhet të jetë dinjitoz”, kështu tha Ministrja Elisa Spiropali.

Lidhur me këtë, deputetja Rudina Hajdari, tha se Spiropalit duhet t’i vijë turp që fyen artistët dhe duhet ta tërheqë deklaratën, duke iu kërkuar falje atyre.

“Duhet t’iu vijë turp që fyeni artistët. Të isha në vendin tuaj do e tërhiqja atë fjalë dhe do kërkoja falje. Sa i përket sistemit, a e kuptoni që në këtë Parlament nuk bëhet asgjë për shqiptarët, a e kuptoni që Parlamenti është kthyer në pazare vetëm për biznesmenët, me të cilët rrini cdo ditë. Është bërë ky Parlament një lavatrice e pastrimit të parave. Ndryshimi i sistemit duhet të jetë i atillë, që qytetarët shqiptarë të jenë të përfaqësuar këtu, dhe jo vetëm vullneti i kryetarit tënd”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në Portin e Vlorës mbërrin trageti European Star, transportoi rreth 400 pasagjerë dhe 120 automjete

Ka nisur zyrtarisht fluksi i udhëtarëve në Portin e Vlorës me mbërritjen e tragetit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën nga zjarri, 70-vjeçari dyshohet se ia vuri vetë flakën shtëpisë

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në lagjen nr. 13 të qytetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë, plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Fanit, në Mirditë, ku janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit

Policia e Kukësit ka zhvilluar një operacion antikanabis në fshatin Gështenjë, ku ka shpallur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, publikon foton familjare

Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar lindjen e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princ Aleksandër i Shqiptarëve,…

LEXO ME SHUME