Categories Lajme

Në Portin e Vlorës mbërrin trageti European Star, transportoi rreth 400 pasagjerë dhe 120 automjete

Ka nisur zyrtarisht fluksi i udhëtarëve në Portin e Vlorës me mbërritjen e tragetit të mëngjesit European Star, i cili transportoi rreth 400 pasagjerë dhe 120 automjete. Ndërkohë, gjatë ditës pritet edhe trageti i dytë, Ionian Star, i së njëjtës kompani, me rreth 450 pasagjerë dhe 130 automjete. Kjo shënon një nisje mjaft pozitive të sezonit turistik, duke konfirmuar pritshmëritë për një verë të suksesshme në Portin e Vlorës.  Në orën 07:00, menjëherë pas mbërritjes së tragetit të parë, në port ishte e pranishme edhe Prefektja e Qarkut Vlorë, Evis Alushi, e cila u uroi turistëve pushime të mbara dhe mirëseardhje në Shqipëri.

Vizita e saj kishte gjithashtu për qëllim ndjekjen nga afër të masave organizative dhe të sigurisë të marra nga autoritetet portuale për përballimin e fluksit të sezonit veror. Prefektja shoqërohej nga Komandanti i Kufirit, Agron Biti, si dhe Drejtori i Portit të Vlorës, Valdet Bello, të cilët theksuan se porti është në gatishmëri të plotë, me të gjithë personelin në dispozicion për të garantuar një proces të shpejtë dhe të sigurt të zbarkimit dhe imbarkimit të pasagjerëve.

Nga ana tjetër, Policia Kufitare, nën drejtimin e drejtorit të ri Arbër Zemani, ka marrë masa shtesë për të përballuar fluksin e lartë të udhëtarëve. Janë vënë në funksion 8 sportele për kontrollin e automjeteve dhe 6 sportele brenda terminalit për kontrollin e pasagjerëve këmbësorë, duke shmangur vonesat dhe duke garantuar një shërbim sa më efikas. Organizimi i shkëlqyer i Policisë Kufitare, profesionalizmi i autoriteteve portuale dhe mikpritja e treguar nga Prefektja e Qarkut, Evis Alushi, krijuan një atmosferë pozitive që në ditën e parë të sezonit, duke lënë një përshtypje të mirë te turistët dhe udhëtarët që zgjodhën Portin e Vlorës si pikën e hyrjes në vend.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME