Categories Lajme

Dëbohen dhjetëra azilkërkues nga Gjermania

Një grup prej 30 azilkërkuesve, të cilëve u ishte refuzuar qëndrimi në Gjermani kanë mbërritur në Kabul. Ata ishin deportuar nga Gjermania, thanë zyrtarët nga ministria afgane e Refugjatëve dhe Riatdhesimit më 17 dhjetor. Një total prej 937 azilkërkuesve janë dërguar nga Gjermania në Afganistan që nga dhjetori i vitit 2016 përmes 34 fluturimeve. Fluturimi i parafundit i dëbimit nga Gjermania ndodhi në muajin mars. Vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian gjithashtu kanë rinisur fluturimet e dëbimit.

Një aeroplan me 11 migrantë të dëbuar nga Austria dhe Bullgaria u ul në Kabul më 16 dhjetor. Grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar deportimet, duke thënë se Afganistani, i shkatërruar nga dekada të luftës, është shumë i rrezikshëm për t’i kthyer azilkërkuesit përsëri.

Pavarësisht nga fillimi i bisedimeve të paqes midis qeverisë së Kabulit dhe militantëve në shtator, konflikti vazhdon dhe situata e sigurisë po përkeqësohet. Ka s ulme të përditshme nga talibanët dhe militantët e Shtetit Islamik, të cilat po u shkaktojnë dëme civilëve në këtë vend.

Më 16 dhjetor, zyrtarët afganë thanë të paktën 13 oficerë policie u vranë në një sulm në një pikë kontrolli sigurie në provincën veriore të Baghlan. Misioni i Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA), thotë se 5.939 vi ktima civile – 2.117 njerëz të vrarë dhe 3,822 të plagosur – u regjistruan në nëntë muajt e parë të këtij viti. Pandemia e koronavirusit e ka përkeqësuar më shumë situatën, në një nga vendet më të varfra të botës. Kombet e Bashkuara paralajmëruan se 5 milionë afganë do të kenë nevojë për ndihmë vitin e ardhshëm për shkak të pandemisë së COVID-19 dhe rritjes së konflikteve.

“Fondet e ndihmës janë të nevojshme urgjentisht”, tha zyrtari i lartë për Çështjet Humanitare, Ramesh Rajasingham, në një konferencë për media më 15 dhjetor. Statistikat e Kombeve të Bashkuara tregojnë se këtë vit rreth 300.000 njerëz janë detyruar të largohen nga konflikti në Afganistan./REL

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME