Categories Showbiz

Nik Xhelilaj rrëfen të pathënat nga jeta e tij

Nik Xhelilaj prej kohësh po qëndron larg vëmendjes mediatike dhe duket se ai e ka bërë vetë këtë zgjedhje. Së fundmi aktori shqiptar ka qenë i ftuar në emisionin radiofonik “Pardon my french” në Top Albania Radio dhe iu ka kërkuar falje të gjithë atyre që nuk ju është përgjigjur këto kohë.

Gjatë intervistës, Niku ka treguar shumë detaje rreth jetës së tij, që nuk i kemi ditur më parë dhe sigurisht karrierës si aktor. Ai zbuloi se në moshën 14-vjeçare ka bërë një shkollë ushtarake në Turqi, me detyrim nga prindërit, por ai nuk e vazhdoi dhe vndosi të arratisej prej saj. Aktori tregoi se kjo gjë i kushtoi “shtrenjtë”, pasi i ati nuk i ka folur për 6 muaj me radhë.

“Kam qenë 14 vjeç kur shkova në Turqi, kujtoja se kishte qenë ideja vetëm e babit që të shkoja atje, por tani në pandemi kur isha në Shqipëri në mars, para se të ikja më thotë mami “jo jo… unë aplikova emrin tënd…” edhe që të më vinte nga mami kjo surprizë nuk e dija, paska qenë mami fajtore…

Në ato vite më kujtohet rruga që bëja nga Pallati Kulturës deri në Stamboll me autobus dhe në ’97-98 unë e lashë shkollën, vetëm 4 muaj qëndrova dhe u arratisa, e kisha të vështirë se isha i vetmi që vija nga Tirana. Nja 6 muaj nuk më ka folur babai. Ai i shkreti nja tre muaj rrjesht blinte biletën që të nisesha të hënën për Stamboll”, rrëfeu Xhelilaj.

Për sa i përket karrierës, Niku zbuloi se së shpejti do të shfaqet me një rol episodik në një serial gjerman, i cili do të dalë në muajin mars në “Amazon Prime”. “Projekti më i ri do të jetë një serial gjerman, do të jetë një rol episodik, i cili titullohet “We Children From Bahnhof Zoo”. I frymëzuar nga libri me të njëjtin emer i  vitit 1978, i cili është përshtatur edhe më parë në film. Në këtë projekt nuk do të kem rolin e protagonistit, por do të jem në çdo seri. Seriali del në mars, në Amazon Prime”, tregoi aktori shqiptar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME