Categories Lajme

Dëborë edhe në muajin prill, luhatjet drastike që pritet të pësojë moti gjatë ditëve në vijim

Meteorologia Tanja Porja ka parashikuar në emisionin ‘Dita Jonë’ në A2 CNN si do të jenë kushtet e motit përgjatë muajit prill.

Porja tha se java e parë e muajit prill pritet të ketë reshje shiu, të cilat sipas saj nuk do të jenë me intensitet maksimal, por do të kenë shtrirje thuajse në të gjithë vendin.

Ajo tha gjithashtu se gjatë muajit prill do të kemi dy episode me reshje dëbore në zonat malore, që sipas meteorologes, është diçka jo shumë e zakonshme për këtë kohë.

“E gjithë java do të jetë me shi. Marsi u përmbyll ashtu siç ne e kishim parashikuar, me kapërcime të temperaturave nga mjaft të ulëta në ato të larta që arritën deri në 27 gradë celcius maksimumi, ndërkohë që kemi patur edhe vlera negative dhe disa episode me reshje dëbore.

E kishim thënë edhe më herët se dëbora do të shfaqej edhe në Prill dhe në fakt këtë dua të them. Të paktën 2 episode me reshje dëbore do i kemi edhe në prill. Sidomos në zonat malore. Shanset që tëketë dëborë në Tiranë në muajin prill janë shumë afër zeros.

Muaji mars dhe prill janë muaj mjaft të pasur me reshje, në kushte klimatike normale. Ne kemi edhe një sinjal që muaji maj do të jetë mjaft i lagësht, do të ketë reshje edhe këtë muaj. Këtë mars dhe prill, ndryshe nga zakonisht, ka pasur dhe do ketë reshje të pakta shiu. Java e parë ka reshje të pakta”, tha Porja

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME