Categories Lajme

Dedikimi prekës i Arilenës: “Babi…Unë vazhdoj të t’them mirëmëngjes dhe natën e mirë”

Artistja 21-vjeçare Arilena Ara është ndoshta ndër vajzat e pakta të show-bizit që nuk përflitet për “skandale”, zhveshje apo gjëra të këtij lloji që përbëjnë thashethemet e estradës.

Mirëpo, të gjithë e dinë tashmë pikën e dobët dhe plagën e shkodranes, babai i saj, i cili është ndarë nga jeta para disa vitesh. Por, sot e asaj dite Arilena e kujton si të ishte dje dhe preket sa herë që biseda bie për të atin e saj.

Këtë e pamë edhe të shtunën kur ishte e ftuar tek Ermal Mamaqi dhe nuk mbajti dot lotët kur u përball me një video të shkëputur nga konkurrimi i saj në spektaklin “Gjeniu i vogël”, ku rrëfente gjithë dashurinë e madhe për të atin, i cili po e ndiqte në publik.

Videon me të cilën na preku të gjithëve, Arilena e ka postuar në Instagram, krahas së cilës shkruan fjalë tejet prekëse.

Arilena Ara shkruan:

“Babi.. Nuk do mjaftojë një jetë për të treguar dashurinë e madhe që kam për ty. Unë vazhdoj të t’them mirëmëngjesi dhe natën e mirë çdo ditë! Është ndjesia më e bukur të thërrasësh BABA!”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME