Categories Lajme

Defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit, Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm

Prej 48 orësh qyteti dhe qytetarët e Vlorës janë pa ujë të pijshëm. Si pasojë e një defekti të rëndë teknik në linjën kryesore të transmetimit, furnizimi me ujë në qytetin e Vlorës është ndërprerë prej 48 orësh për qytetarët e Vlorës.

Strukturat përgjegjëse janë angazhuar për riparimin e avarisë dhe rikthimin sa më të shpejtë të shërbimit për qytetarët.

Punimet në linjën kryesore të transmetimit me diametër 1000 mm kanë nisur që në momentin e parë të konstatimit të defektit dhe kanë vijuar pa ndalesë, përmes disa turneve pune. Ekipet teknike vijojnë të jenë në terren, duke punuar me intensitet maksimal për përfundimin e riparimit dhe rikthimin gradual të furnizimit normal me ujë.

Menaxhimi i situatës po kryhet nga specialistë të kualifikuar, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, në bashkëpunim me Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Vlorë. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Drejtori i Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Vlorë, Ermal Murati, janë në terren duke ndjekur punimet.

Aktualisht po punohet me ritme të shpejta për të mundësuar zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës. Shpresojmë që në orët e para të ditës së nesërme qytetarët e Vlorës të furnizohen me ujë të pijshëm. Momenti i çarjes së tubacionit kryesor, si dhe banorët që mbushin ujë tek burimet e qytetit të Vlorës. Zjarrfikësit e Vlorës kanë furnizuar Spitalin e Vlorës me 30 mijë litra ujë me tre botë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME