Deklarata e Fifit për Beniadën vazhdon të diskutohet në shtëpinë e Big Brother VIP. Vetë Beniada, në dhomën e grimit, ka folur për këtë gjë bashkë me Palomën. Sipas saj, ajo ka kaluar shumë sakrifica për të arritur aty ku është dhe askush nuk mund ta gjykojë. Ajo thekson se për të nuk ka rëndësi karriera, por se çfarë njeriu është gjithë secili aty.
Në dhomën e grimit, Beniada ka shprehur mërzinë për deklaratën e Fifit, në lidhje me fotot e saj nudo. Modelja i ka treguar Palomës se është ndjerë keq nga kjo deklaratë, ndërsa shprehet se e vlerëson karrierën e 27-vjeçares, por rëndësi për të ka çfarë njeriu është.
“Më vjen keq se Fifi është një artiste e mirë, por unë kritikoj njeriun. Kush je ti me thënë karrierën time. A e di sa sakfrificë kam bërë, kam qëndruar pa ngrënë për javë, sepse nuk kisha para mjaftueshëm në kartë. Kush je ti që më gjykon?”, tha Beniada.

