Në javën e dytë të Big Brother VIP u duk se situata është më e qetë, pasi banorët u sqaruan me njëri- tjetri në natën e spektaklit. Fifi kërkoi falje dhe dukej se banorët e pranuan, gati për të pasur një qëndrim të qetë në shtëpi.
Por, Paloma nuk e paska kaluar inatin. Ajo nuk tha asnjë fjalë në spektakël, por teksa bisedon me Donaldin në oborr, gazetarja tregon se çfarë e shqetëson. Ajo rikujton deklaratën e Fifit për Beniadën, që sipas Palomës ishte gabim. Donaldi gjithashtu mendon si Paloma, të cilët u shprehën se i erdhi keq për të.

