Categories Lajme

Deklarata e fortë e Artan Hoxhës: Ky është programi i ri ku komunikojnë që të mos përgjohen

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka deklaruar mbrëmjen e djeshme se është kërcënuar nga k riminelë përse ka dhënë intervistë për SKY.

“Po tregoj vetëm një rast që kanë përdorur grupet e krimit të organizuar. Ka qenë Encrochat, që u dekriptua. Ky aplikacion përdorej nga 60 mijë njerëz. Nga ai operacion u pa se Shqipërët e përdornin.

Madje pjesa më e madhe ishin shqiptarë. Dhe kur erdhën më panë që unë kisha një Sky më thanë si ka mundësi sepse mafia shqiptare u godit. Nuk u godit u thashë sepse Encrochat nuk përdoret më por përdoret Sky. Kështu unë kisha kohë që komunikoja me ata të Amerikës Latine.

U detyrua qendra e Sky që të bënte deklaratë e të thoshte se aplikacioni nuk ishte thyer. Ata në Amerikën Latine më thanë na prishe punë, pse e the këtë. Dhe çfarë ndodhi, në Mars u thye Sky dhe u kapën 28 ton kokainë. Na u ndërpre dhe komunikimi. Çfarë bënë? Autoritetet amerikane instaluan një tjetër program dhe të gjithë grupet kriminale e instaluan. U zbuluan 300 grupe më vonq dhe u kapën 150 milionë dollarë”, deklaroi Hoxha në Opinion.

Hoxha zbuloi po ashtu programin e ri me të cilin komunikojnë kriminelët dhe politikanët. Bëhet fjalë për Signal.

“Ministrat, zyrtarët dhe politikanët kanë aplikacion të ri tashmë. Ata nuk përdorin më ËhatsApp. po të takon një politika, gjëja e parë që thotë është ‘a ke Signal ti?’. Përdorin Signal për të komunikuar, është më i sigurtë”, tha Hoxha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke…

LEXO ME SHUME