Categories Lajme

Deklarata e fortë e Bullgarisë

Bullgaria mbështet integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Por presidenti bullgar, Rumen Radev, në  një deklaratë për mediat në Bruksel theksoi se edhe pse dëshiron progresin e Shkupit, anëtarësimi duhet të bazohet në respektimin e disa kritereve. Ai bëri të ditur se liderët  e unionit i kanë bërë presion për të hequr veton.

“Prej disa kohësh, unë kam marrë ftesa për bisedime nga udhëheqësit dhe lideret  evropianë. Tema është shumë e ndjeshme, kërkesat janë shumë të mëdha. Unë nuk do ta fsheh, ata janë përqendruar në Bullgari, ku kane shumë pritshmëri. Unë nuk do të them “presion”, unë do të përdor këtë frazë diplomatike. Unë e kam bërë pozicionin bullgar shumë të qartë – së pari, Bullgaria është mbështetësi më i fortë i perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Por rrugëtimi i Shkupit drejt BE kalon kryesisht përmes Sofjes dhe kjo duhet të jetë e qartë.”

Sofja i kërkon Shkupit të ulet në tryezë për të diskutuar çështjet që kanë mbetur pezull në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje sa me të shpejtë. “Mbështetja e të gjitha kryeqyteteve evropiane dhe Komisionit Evropian është e rëndësishme, por më e rëndësishmja është mbështetja e Bullgarisë. Për të ndodhur kjo, ne duhet të ulemi qetësisht në tryezë, ose në Sofje, ose në Shkup, dhe të specifikojmë të gjitha problemet midis nesh dhe te gjejme mënyrën për t’i zgjidhur ato sa me shpejtë. Ne duam të shohim një proces të qëndrueshëm, të pakthyeshëm, jo ​​vetëm deklarata.” Radev  njoftoi se në ditët në vijim do të takojë homologun e tij maqedonas, Stevo Pendarovski, në Itali.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME