Categories Lajme

Deklarata e Ramës/ Reagojnë Basha e Kryemadhi

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar sot ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama në një intervistë televizive, në lidhje me vijën e kuqe të opozitës. I pyetur lidhur me deklarimin e opozitës se teatri ishte vija e kuqe, Rama tha se nuk vendos dot një parti politike, apo të gjitha partitë bashkë, për kompetencat ekskluzive që i jep Kushtetuta qeverisë vendore, qendrore, apo edhe vetë parlamentit.

Në reagimin e tij Basha tha “Rama nuk e sheh më vizën e korrupsionit dhe as vizën e dhunës. Ai është peng i krimit, dhe sillet si kriminel me njerëzit. Është peng i oligarkëve dhe punon vetëm për ta. Ai vjedh përditë, shkatërron dhe varfëron shqiptarët”.

“Ai shfrytëzoi edhe pandeminë për të vjedhur, për të shkatërruar teatrin, për të grabitur pasuritë publike dhe i la njerëzit pa asnjë ndihmë. Prandaj Shqipëria do shpëtojë prej këtij hajduti që bën vetëm keq: gjithë njerëzit e ndershëm ia kanë hequr vizën!”, theksoi Basha.

Ndaj deklaratave të Ramës reagoi edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e cila citon Gandin: “Mosbindja civile kthehet në një detyrë të shenjtë kur shteti bëhet i paligjshëm ose i korruptuar. Dhe një qytetar që pajtohet me një shtet të tillë, bëhet pjesë e korrupsionit dhe paligjshmërisë së tij”, citoi Kryemadhi, Mahatma Gandhi-n.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME