Categories Lajme

Deklaroi se u kërcënua, merret në mbrojtje Rudina Hajdari

Tre ditë pasi deklaroi se ishte kërcënuar, deputetja Rudina Hajdari merret në mbrojtje. Burime bëjnë me dije se deputetes Rudina Hajdari i është vendosur një truprojë. Në Kryesinë e Kuvendit Hajdari lëviz e shoqëruar nga truproja. Ajo deklaroi në seancën e së hënës se është kërcënuar në zyrën e saj në kryesinë e Kuvendit. Hajdari kërkoi nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së saj për të marr masa sa i takon sigurisë së ambjenteve si në Kuvend ashtu edhe në kryesi.

“Para pak ditësh ju kam dërguar një shkresë në lidhje me një kërkesë që ju kërkon të siguroni ambjentet e Kuvendit dhe të Kryesisë së Kuvendit. Nuk mund të ndodhë sot që në 2019 deputetët të kërcënohen. Është e papranueshme që një femër të kërcënohet. Më kanë ardhur në zyrë e më kanë kërcënuar. Nuk mundet të ndodhë më, ka ikur ajo kohë. Merrni masa para se të kemi ndonjë viktimë në parlament. Asnjë deputet mos të hyjë pa u kontrolluar, asnjë deputet të mos përforcime me njerëz të tjerë dhe të shantazhojë”, deklaroi Hajdari. Në të njëjtën seancë, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se e ka marrë shkresën e Hajdarit dhe i ka kërkuar punonjësve të shërbimit të bëjnë detyrën sipas ligjeve. Nga ana tjetër ai deklaroi se i ka përcjellë çështjen edhe Ministrisë së Brendshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME