Categories Lajme

Deklaroi se virusi është i përgatitur në laborator, virologes kineze i ndodh ‘e papritura’ në emision

Virologia e njohur kineze Li-Meng Yan, e cila deklaroi disa ditë më parë se kishte prova se koronavirusi ishte krijuar nga njeriu në një laborator në Wuhan është përballur me një të papritur. Facebook dhe gjigantë të tjerë të teknologjisë i kanë censuruar intervistën e virologes. Lajmin e bëri të ditur moderatori i Fox News, Tucker Carlson, gjatë monologut të tij të mërkurën.

“Brenda disa orësh nga intervista e saj natën e kaluar,” tha Carlson, “një  pjesë e videos arriti 1.3 milion shikime në Facebook”. “Pandemia  ka prekur jetën e çdo amerikani. Dhe me të drejtë, njerëzit duan të dinë origjinën e tij. Por Facebook mesa duket nuk dëshiron që ju ta dini këtë gjë. Kështu që Facebook censuroi videon, me sa duket në emër të qeverisë kineze. “Instagrami, i cili është pjesë Facebook gjithashtu bëri të njëjtën gjë. Tëitter pezulloi tërësisht llogarinë e virologes Yan dhe nuk dha asnjë arsye pse. Carlson argumentoi se zgjidhja që ekspertët  kishin bërë tregonte më shumë se fjalët.

“Ata besojnë në censurë. Censura nuk na bën më të zgjuar. Nuk na bën më të informuar. Nëse do të ndodhte, ne do të flisnim rusisht tani, Bashkimi Sovjetik do të drejtonte botën. Do të kishte funksionuar. Por në vend të kësaj Bashkimi Sovjetik është zhdukur. Ai u shemb nën peshën e absurditeteve të veta – absurditete të shkaktuara nga censura. Dhe ky është mësimi më themelor i diktaturave. Çdo gjë e ndërtuar mbi gënjeshtra zhduket me kalimin e kohës”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME