Categories Lajme

Dekonspiroi aksionet e policisë, prangoset efektivi i FNSH-së, Ardian Loci

Ish-efektivi i FNSH, Ardian Loci, është arrestuar ditën e sotme pasi ishte shpallur në kërkim. Loci ishte dënuar me 1 vit e 10 muaj burg nga Gjykata e Apelit në Shkodër pasi akuzohej se dekonspiroi aksionet e policisë për asgjësimin e bimëve narkotike.

Gjatë seancave të tij gjyqësore, Loci ka folur për gjendjen e tij të vështirë ekonomike por pa e pranuar asnjëherë akuzën.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për shpërdorim detyre.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, është bërë kapja e personit të shpallur në kërkim, shtetasit Ardian Loci, 48 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim nr. 243, datë 21.06.2019 e ka dënuar me 1 vit e 10 muaj burg, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME