Categories Lifestyle

Dekori i tavolinës së Krishtlindjeve, çfarë nuk duhet të harroni në kohë festash

Dhjetori është më i privilegjuari nga të gjithë muajt e tjerë të vitit. Që në ditët e tij të para, kudo ndizen dritat dhe shpirti ndriçohet e ngrohet papritur sikur një pjesë e tij të kishte pritur gjithë vitin këtë çast.

Vitrinat zbukurohen, globet nxirren nga kutitë, mendja nis e mendon për dhurata dhe kushdo, këtë muaj, merr lejen për t’u sjellë si fëmijë. Gjithçka lejohet. Bluzat me motive, veshët e drerëve mbi kokë, ëmbëlsirat…është dhjetor, festat kanë ardhur.

Ndryshe nga shumë festa të tjera dhe evente, për Krishtlindje nuk duhet shumë për ta krijuar atmosferën, mjaftojnë disa detaje, në varësi të vendit ku do e organizoni drekën e Krishtlindjes, ushqimet e shijshme tradicionale të kësaj dite dhe njerëzit.

Janë ata më të rëndësishmit në këtë festë. Ngjyrat ngrohen kur njerëzit ulen rreth tryezës, vera shijon më shumë pas trokitjes së gotave dhe ëmbëlsirat janë më të mira kur të gjithë zgjasin duart drejt tyre.

Në këtë shkrim, ne do t’ju propozonim një variant më elegant për drekën e Krishtlindjes. Ngjyra e kuqe krijon menjëherë atmosferën dhe nuk teprohet asnjëherë me të, por mund të kombinohet me nuanca natyrale gjethesh dhe frutash dimri. Qirinjtë janë të këshillueshëm më shumë se kurrë, edhe ata të kuq.

Nëse dreka do të ketë të ftuar jashtë familjes, për t’i dhënë edhe më shumë solemnitet tryezës, mund të përdoren pjata më të mëdha të dekoruara poshtë pjatës dhe pecetat të kapen me një kapëse ku mund të përdorni fantazinë tuaj, t’i zbukuroni me rruaza apo degëza lulesh.

Zbukurimet e tryezës duhen vendosur që në fillim në qendër të saj dhe të mos jenë shumë të lartë, në mënyrë që mos të pengojnë shikimin. Lulet e Krishtlindjes janë alternativa ideale e zbukurimit, gjenden lehtë dhe kanë efekt. Nuk kemi pse ia bëjmë vetes shumë të vështirë detyrën e zbukurimit të tryezës. Kjo është një festë dhe të gjithë, edhe zonjat e shtëpisë, duhet ta shijojnë pa u sforcuar.

Po mos harroni asnjëherë një detaj shumë të rëndësishëm: asnjëherë në tryezën festive nuk duhet të mungojë një degëz rozmarine. Njihet si simbol i fitores, ka domethënien e dashurisë dhe të besnikërisë. Është një bimë e bekuar dhe e lashtë.

Që shekullin XVII, njerëzit thurnin me rozmarinë kurora për dhëndrin dhe nusen, sepse sipas besimit popullor, kështu ata do të siguronin një dashuri dhe bashkëjetesë të gjatë, plot dashuri dhe besnikëri. Në dasma, para se të pihej gota e parë e verës, hidheshin në kupa gjethe rozmarine… Mos harroni: rozmarina njihet edhe si “aroma e zemrës”.

Sigurisht idetë e dekorit në këtë vigjilje janë të pafundme, por baza në këto festa është dashuria, ngrohtësia familjare, një ndjenjë e fortë mirësie dhe vërtetësie. Ndoshta për këtë arsye kjo është periudha më e bukur e vitit dhe këto janë festat më të dashura./ Revista Class

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME