Categories Lajme

Del blof Besa Shahini, protesta kundër “provimeve të vështira” janë zhvilluar

Pas protestës së maturantëve përpara Ministrisë së Arsimit në lidhje me provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ministrja Shahini bëri një reagim tejet absurd. Në vend që të jepte një zgjidhje për ankesat e maturantëve, të cilët gjykuan se testi ishte formuluar jashtë programit dhe udhëzimeve të ministrisë, si dhe përmbante pyetje shumë të vështira, Shahini hodhi akuza ndaj nxënësve duke thënë se ata janë nxitur prej opozitës për të realizuar protestën e sotme.

Ndërkohë, një tjetër deklaratë absurde e ministres ishte kur tha se besonte se në asnjë vend të botës nuk ka ndodhur që nxënësit të protestojnë për “provime të vështira”. Mirëpo, një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë, pasi mjafton një kërkim i thjeshtë në internet dhe mund të gjesh me dhjetëra lajme në mediat më prestigjoze të botës, të cilat kanë raportuar protestat e nxënësve kundër provimeve të vështira.

Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme, protesta të tilla janë zhvilluar edhe në vende që kanë një nivel arsimi shumë më të lartë se vendi ynë, siç është Gjermania, Anglia, apo edhe Hungaria. Mesa duket, Shahini duhet të mirëinformohet përpara se të bëhet qesharake në deklaratat e saj publike, duke qenë se është edhe ministre e Arsimit.

Reagimi i plotë i Shahinit:

Ndoqa me keqardhje protestën pranë ndërtesës së Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Nuk besoj të ketë ndodhur ndokund tjetër që nxënësit të protestojnë për “provimet e vështira”! Megjithatë, keqardhja për nxënësit “protestues” më vjen bashkë me revoltën ndaj nxitësve të tyre! Fatkeqësisht, nxitësit janë publikisht të afishuar dhe nuk janë zëdhënës opinionesh dosido. Ata janë opozita politike e vendit! Që është një absurditet unik: opozita nxit dhe mbështet protestë kundër testeve kombëtare!!! Opozita stimulon “lehtësimin” e dhënies së notave për nxënësit!!! Po mbase këtu s’ka asgjë të re, përderisa kjo opozitë ishte dje qeveria e notave fallco, diplomave fallco, universiteteve fallco, provimeve fallco, promovimeve fallco…Provimet Kombëtare hartohen nga ekspertë provimesh.

Unë i besoj Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) kur thotë se sivjet provimet janë më të lehta se kurdoherë më parë sepse ndodhin pas një gjendjeje të jashtëzakonshme dhe prandaj janë konceptuar vetëm me alternativa – PA TEMAT që janë zhvilluar në kushte shtëpie. Dhe kjo, vërtetohet lehtësisht në fund, kur të mblidhen të gjitha rezultatet dhe nëse rastis që testi të ketë qenë më i vështirë se sa njohuritë e nxënësve, atëherë QSHA BËN RISHPËRNDARJE TË PESHËS SË PIKËVE PËR ÇDO NOTË. Por, këto çështje teknike s’kanë as lidhje e as vend për debate politike dhe jo më për protesta opozitare. QSHA ka adresuar kërkesat në lidhje me provimet e maturës që ishin protokolluar në Ministri. Ndërkohë, ne do të kallëzojmë çdo shpifje që opozita ka publikuar në lidhje me maturën sivjet. Besoj se edhe kjo do të shërbejë në edukimin e të rinjve, duke nisur nga të rinjtë e forumeve politike, për të mësuar se shpifja është gënjeshtër e dënueshme me ligj e jo liri fjale për çfarëdo kundërshtie qytetare apo opozitare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit. Kallëzimi i 21 vjeçares

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N.N. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të…

LEXO ME SHUME