Categories Lajme

Del ekspertiza për Anisa Josifin: 30-vjeçarja ishte ‘larguar nga jeta’ prej 15 muajsh

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Tiranë ka tronditur vendin. Një nënë dhe vajza e saj u gjetën pajetë në banesë ndërsa vajza tjetër u shtrua në gjendje të rëndë në spital.

Ndërsa vijojnë hetimet lidhur me ngjarjen makabre e cila dyshohet si vetëflijim. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BW” se ekspertiza paraprake e mjekësisë ligjore për trupin e pajetë të 30-vjeçarjes Anisa Josifi ka zbuluar se ajo ka ndërruar jetë 15 muaj më parë. Sipas ekspertëve, trupi është mumifikuar sepse është mbështjellë ditë pas dite me çarçafë të hollë.

Këtë e ka konfirmuar dhe vajza tjetër, 34-vjeçarja Blerta Josifi e cila ndodhet në spital. Blerta ka deklaruar se ajo dhe nëna kanë refuzuar çdo gjë, ushqim, ujë etj për 40 ditë. “Nëna vdiq, unë mbijetova”, i tha policisë 34-vjeçarja. Policia hyri nga dritarja e banjës ditën e djeshme në banesën e tyre sepse ballkoni ishte mbyllur me kangjella hekuri.

Po ashtu raportohet se të afërmit e tyre kishin konstatuar prej nje viti sjelljen anormale të familjes dhe kishin shkuar në polici e bashki disa herë për të kërkuar ndihmë. Ata u përpoqën të ndërgjgjësonin gratë se veprimi po kthehej në rrezik për jetën e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME