Categories Lajme

Del fotoja/ Kush është i riu që iu shpëtoi nga duart policëve dhe u arratis nga komisariati

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë, për të riun Rigels (Riljon) Lala, i cili u arratis mëngjesin e sotëm nga ambientet e komisariatit numër 1 në Tiranë.

Lala akuzohej për armëmbajtje pa leje, pasi u kap pasditen e 2 Janarit duke qarkulluar me pistoletë në zonën e Alidemit në Tiranë. Më poshtë është edhe fotoja e të riut nga Burreli, i cili tashmë shëtit i lirë, në sajë të neglizhencës apo ndoshta edhe korruptimit të punonjësve të Policisë që ishin duke e  shoqëruar.

Burimet bëjnë me dije se Lala shoqërohej nga 2 efektivë të policisë për të lënë shenjat e gishtave, ndërsa paraditen e sotme pritej të dërgohej në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë. Ai ka përfituar nga mungesa e vigjilecës së policëve dhe ka arritur të largohet nga komisariati nr 1 ku mbahej që prej pasditës së 2 Janarit.

Ndërkohë që vijojnë kërkimet për rikapjen e tij, SHÇBA ka nisur punën për hetimin e rastit. Lala u arrestua për armëmbajtje pa leje pas sinjalizimit të policisë se një person lëvizte me armë në “Ali Dem”. Në ditën kur ndodhi ngjarja, dëshmitarë thanë për Faxëeb.al se i riu kishte qëlluar me armë, por ky version u hodh poshtë nga ana e Policisë. I riu bëri rezistencë ndaj Policisë dhe tentoi që t’ia mbathte, por më pas u arrit që të kapej nga “Shigjetat”. Tashmë ai ka mundur që të largohet nga komisariati numër 1 në rrethana që mbeten për t’u sqaruar më tej në orët e ardhshme. Derimë tani nuk ka një reagim zyrtar nga ana e Policisë për mënyrën sesi ka ndodhur arratisja e të riut, dhe nëse kemi të bëjmë me një neglizhencë nga ana e bluve që ishin duke e shoqëruar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME