Categories Lajme

Vendosi tritol në pallatin që po ndërtonte biznesmeni Gjoka, gjykata jep vendimin për të riun nga Kruja

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 21-vjeçarin Erald Pajtani nga Kruja, i cili dyshohet se vendosi një sasi tritoli në një pallat në ndërtim në zonën e Lezhës. Pallati ishte në pronësi të biznesmenit Liman Gjoka, të cilit në harkun kohor të pak javëve i është vendosur dy herë një sasi tritoli.

Rasti për të cilin akuzohet Pajtani është ai i Nëntorit të vitit të kaluar, ku tritoli ishte vendosur në kolonat e pallatit në ndërtim nga Gjoka, ndërsa po në të njëjtin objekt u vendos tritol dhe në muajin dhjetor.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyert të mbyllura mësohet se i riu nga Larushku i Krujës nuk ka folur në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij. Ai u vu në pranga në datën 31 Dhjetor, dhe duket se nuk ka pranuar të tregojë se kush është porositësi për vendosjen e tritolit ndaj biznesmenit Gjoka.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME