Categories Bota

Del në shitje Jetta 36-vjeçare me vetëm 49 mijë kilometra të kaluara

Volkswagen Jetta mbetet njëri nga modelet më të popullarizuara nga Wolfsburgu, Gjermani. Në fillim, para 41 vjetëve, dukej se Jetta mund të ishte rrezik për Golfin. Jo shumë gjatë pas debutimit botëror në vitin 1979, prodhimi i gjeneratës së parë të Jettës ka filluar në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë, ku ky kerr ishte mjaftë e popullarizuar, shkruan radiosarajevo.ba.

Nostalgjikët do të jenë të kënaqur nga fotografitë e gjeneratës së parë të Jettës të ruajtur në mënyrën më të mirë të mundshme, një kerr të cilën e ka nxjerrë në shitje Muck Automobile GmbH nga Frankfurti, transmeton Koha.net.

Fjala është për modelin e prodhuar më 1 mars të vitit 1984, pak para prezantimit të gjeneratës së dytë. Pronari i vetëm ka qenë një francez, i cili e ka blerë këtë Jettën para 36 vjetëve si të re.

Kjo Jetta LX i ka të kaluara vetëm 49,000 kilometra, është shumë e ruajtur dhe në gjendje orgjinale si jashtë ashtu edhe brenda. Po ashtu, ka motor benzinë 1.3-litër në kombinim me marshin manual me 4 shpejtësi. Ajo shitet me çmim 9,990 euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME