Categories Lajme

Del për herë të dytë në seancë dëgjimore në KPK, Gjyqtarja e Elbasanit që u bë e famshme nga videot në “Tik Tok”

Gjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani, do të dalë sot për herë të dytë në seancë publike në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Seanca është përcaktuar në orën 10:00, teksa trupi gjykues përbëhet nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko, Brunilda Bekteshi.

Kjo është hera e dytë që gjyqtarja Kapedani, e cila u bë e famshme nga videot në Tik Tok del në KPK pasi në nëntor të vitit të kaluar u pezullua dhënia e vendimit pas daljes së disa të dhënave të tjera nga hetimi.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të riçelë hetimin për gjyqtaren Enkeleda Kapedani, për hetimin dhe verifikimin e disa rrethanave të reja.

Kapedani, pushtoi rrjetet sociale, pas publikimit të disa videove që ajo hidhte në Tik Tok.

Në janar të këtij viti Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka pranuar kërkesën e gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, për arritjen e një marrëveshjeje, ku pranonte shkeljen disiplinore në këmbim të një mase disiplinore më të butë.

Gjyqtarja Kapedani është dakordësuar me ILD për masën e pezullimit për gjashtë muaj, ku do të marrë një pagë minimale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME