Categories Lajme

Del raporti sekret: Putin ka një tjetër vajzë 17 vjeçe me pastruesen që u bë milionere sa ‘hap e mbyll sytë’

Vladimir Putin raportohet të ketë një tjetër vajzë të fshehtë, nga një lihdje jashtëmartesore me një pastruese. Sipas një hetimi të faqes Proekt, vajza e fshehtë e Putin raportohet të jetë Yelizaveta Vladimirovna, një 17-vjeçare e lindur nga një lidhje e gjatë midis Putinit dhe nënës së saj Svetlana Krivonogikh. Këta të fundit u njohën në fund të viteve ’90, kur Svetlana ishte një pastruese, ndërkohë që studionte për ekonomi. Svetlana ka lindur në Shën Petersburg në 1975, duke u rritur në një apartament modest mes fqinjëve me lidhje me krimin e organizuar.

Gjatë fundit të viteve ’90 ajo punoi si pastruese në një dyqan afër shtëpisë së saj, ndërsa studionte në Universitetin e Ekonomisë dhe Financave në Departamentin e Marrëdhënieve Ekonomike Ndërkombëtare. Në vitin 2000 ajo mori diplomën dhe menjëherë më pas u zhvendos nga banesa në Rusi, në rezidencën e saj të re në Ishujt Kamenny. Rezidencat nuk janë në shitje, por zotërohen nga njerëzit e Vladimir Putin. Ajo ka aksione dhe pasuri të shumta në Rusi dhe pasuria e Svetlanës vlerësohet të jetë mbi 11 mnl dollarë.

Ndërkohë, vajza e saj, sipas faqes Proekt, ka një ngjashmëri të frikshme me Putin. Yelizaveta në certifikatën e lindjes, nuk e ka emrin e të atit. Ende nuk dihet se si Putin u lidh me një pastruese, por raportohet se në vitin 2010 ata janë ndarë dhe nuk kanë më kontakte bashkë. Putin ka dy vajza nga ish-gruaja e tij, por ai nuk ka pranuar publikisht ekzistencën e asnjërës prej tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME