Categories Bota, Lajme

Del të tregojë si vihet maska mbrojtëse, Presidenti bëhet qesharak (Video)

Ajo që duhet të ishte një mesazh sensibilizimi i presidentit për qytetarët në Afrikën e Jugut për të marrë masa ndaj koronavirusit u kthye në një shfaqje humoristike i përpjekjes për të vendosur maskën mbrojtëse. Presidenti Cyril Ramaphosa doli në një konferencë për të njoftuar kombin e tij se qeveria kishte vendosur të lehtësonte disa nga masat kufizuese të marra ndaj pandemisë së koronavirusit.

Gjatë mesazhit të tij ai i bëri thirrje qytetarëve të marrin masa kur dalin nga shtëpitë dhe kryesisht të mjedise të myllura si përshembull transporti publik. Por në këtë moment, kur ai po përpiqej të demonstronte vendosjen e maskës në fytyrë, video-mesazhi i destinuar për popullin e Afrikës së Jugut mori audiencë nga gjithë bota. Maska që Ramaphosa po përpiqej të vendoste ishte pak më e vogël seç duhej dhe kjo bëri që ai të provonte disa herë për ta vendosur atë në të dy veshët. Por edhe kur ja arriti ta bënte këtë, pamja ishte akoma më komike pasi maska po mbulonte sytë dhe jo gojën. /Opinion.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME